Aktualitet

‘Trekëndëshi i Bermudës’, Artan Hoxha tregon ‘gropën’ ku humben gjurmën e çdo atentati: Tiranë, Durrës, Fushë K

28 Prill 2020, 10:35 Nga DOSJA
‘Trekëndëshi i Bermudës’, Artan Hoxha tregon

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se ‘gropa’ ku humben gjurmët ëe ccdo atentatori në Shqipëri është Tiranë- Durrës-Fushë Krujë.

I ftuar në studion e lajmeve në “AbcNews”, teksa fliste për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia, Hoxha shprehet se ky vend quhet si Trekëndëshi i Bermudës’, dhe që me shumë mundësi të ccon drejt autorëve.

“Në e quajmë Trekëndëshi i Bermudës’. Është gropa Tiranë-Durrës-Fushë Krujë ku zhduken gjurmët e çdo atentati dhe çdo autori largohet në atë drejtim. dihet tashmë, nëse ndodh diçka në Durrës, ti shkon drejt Fushë Krujës, nëse ndodh diçka në Tiranë, ti sërish shkon në atë drejtim,”– tha Hoxha ndër të tjera.

Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba pasditen e djeshme në një atentat mafioz. Dy vëllezërit, me origjinë nga Puka dhe banues në lagjen nr.15 në Spitallë, po udhëtonin në një automjet të llojit “Golf 6” me targa AA716ZZ, që drejtohej nga Besmir Haxhia, në momentin që janë ekzekutuar.

Vëllezërit Haxhia kishin një pikë Exchange, një biznes ku jepnin makina me qira dhe shërbim karotreci në Spitallë. Paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë ardhur për shkak të ndonjë konflikti prej bizneseve, ose të ndonjë borxhi për makinat.

Dhejtëra persona janë shoqëruar në polici, për të zbardhur detaje mbi ngjarjen e ndodhur dhe kamerat kanë fiksuar mjetin e llojit “Toyota”, nga ku ka dalë breshëria e plumbave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha besmir haxhia trekendeshi i bermudes viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle artan hoxha besmir haxhia trekendeshi i bermudes viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll