Aktualitet

Rrahën në mes të Fierit gazetarin, gjykata liron nga burgu policin dhe shokun e tij

28 Prill 2020, 10:05 Nga DOSJA
Rrahën në mes të Fierit gazetarin, gjykata liron nga burgu

Fier- Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për  policin  Anxhelo Bardhi dhe “arrest shtëpie” për shokun e tij,  Daniel Risten, të cilët rrahën disa ditë më parë gazetarin Xhoel Osmanaj.  Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale të “Kanosjes”, “Prishjes së qetësisë publike” dhe “Shkatërimit të pronës” kryer në bashkëpunim.

 

Pak ditë më parë Dosja.al raportoi me video ngjarjen e rëndë në Fier, ku u dhunua gazetari Xhoel Osmanaj. Polici Anxhelo Bardhi, bashkë me një person tjetër që udhëtonin me një makinë tip “ Benz”, dolën nga mjeti i tyre dhe nisën qëllojnë me mjete të forta xhamin e makinës “Opel” , ku ndodhej Xhoel Osmenaj. Më pas Bardhi bashkë me personin tjetër qëlluan dhe me grushte gazetarin. Fillimisht u raportua se sherri ka qenë për një vajzë, motra e Daniel Ristës, por policia hodhi poshtë këtë version dhe tha se ngjarja ndodhi për motive të dobëta. Në momentet e dhunës në makinë me gazetarin ka qenë edhe motra e Ristës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2020, 09:12

SPAK kërkon 15 vite burg për Domart Konjarin

TIRANË– Prokuroria e Posacme e njohur ndryshe si SPAK ka kërkuar 15 vjet burg për Domart Konjarin, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në Francë....