Aktualitet

SMS-ja që mund të zbardhë ekzekutimin e vëllezërve Haxhia, Artan Hoxha nxjerr përgjimet: Është një mesazh, mund të zbu

28 Prill 2020, 10:18 Nga DOSJA
SMS-ja që mund të zbardhë ekzekutimin e vëllezërve

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se grupi i hetuesve po zbiron në telefonin e dy vëllezërve Haxhia që u ekzekutuan një ditë më parë në Durrës. I ftuar në studion e ‘AbcNews”, teksa po fliste për këtë atentat, Hoxha se në telefonin e njërit prej vëllezërve është zbuluar një mesazh që mund të çojë në zbulimin e autorëve, ose të paktën, të shkakut. 

Një mesazh që është kapur në telefonin e viktimave, që janë duke u kontrolluar. ky mesazh dyshohet të jetë një indicje dhe mund të çojë në zbulumin e autorëve dhe sidomos të motivit. Ky ishte një atentat i përgatitur, nuk ndodhi nga momenti në moment,”– tha Hoxha. 

Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba pasditen e djeshme në një atentat mafioz. Dy vëllezërit, me origjinë nga Puka dhe banues në lagjen nr.15 në Spitallë, po udhëtonin në një automjet të llojit “Golf 6” me targa AA716ZZ, që drejtohej nga Besmir Haxhia, në momentin që janë ekzekutuar.

Vëllezërit Haxhia kishin një pikë Exchange, një biznes ku jepnin makina me qira dhe shërbim karotreci në Spitallë. Paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë ardhur për shkak të ndonjë konflikti prej bizneseve, ose të ndonjë borxhi për makinat.

Dhejtëra persona janë shoqëruar në polici, për të zbardhur detaje mbi ngjarjen e ndodhur dhe kamerat kanë fiksuar mjetin e llojit “Toyota”, nga ku ka dalë breshëria e plumbave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha besmir haxhia viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle artan hoxha besmir haxhia viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2020, 09:12

SPAK kërkon 15 vite burg për Domart Konjarin

TIRANË– Prokuroria e Posacme e njohur ndryshe si SPAK ka kërkuar 15 vjet burg për Domart Konjarin, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në Francë....