Aktualitet

Fasoneritë në Krujë vatra të ‘nxehta’ infeksioni, 3 punonjës të tjerë të infektuar

28 Prill 2020, 10:25 Nga DOSJA
Fasoneritë në Krujë vatra të ‘nxehta’

Krujë– Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar edhe 5 persona të tjerë të infektuar me COVID-19 në Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se  3 nga rastet e reja janë punonjës të një fasonerie, ndërsa 2 raste e tjera janë familjarë të rasteve që janë konfirmuar më herët me COVID-19. Numri total i të infektuarve në Krujë, ka shkuar në 97.

 

Javët e fundit në këtë qark është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve, pasi fasoneritë në këtë zonë janë vatra të “nxehta” infeksioni.  Sot, për këtë çështje, sot kreu i shtetit, Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë, që  të mbështesë në veçanti sektorin e fasonerisë, ku janë shfaqur mjaft probleme kohët e fundit.

Aktualisht në vend janë të infektuar 750 persona, janë shënuar 30 viktima dhe 431 të tjerë janë shëruar. Harta është zgjeruar me 7 raste në Tiranë, 5 në Krujë dhe 2 në Shkodër. Mosha mesatare e të infektuarve është 46.8 vjeç, relativisht e ulët krahasuar me vendet e tjera.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2020, 09:12

SPAK kërkon 15 vite burg për Domart Konjarin

TIRANË– Prokuroria e Posacme e njohur ndryshe si SPAK ka kërkuar 15 vjet burg për Domart Konjarin, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në Francë....