Aktualitet

U vranë nga e ‘një dorë’, fijet që lidhin dosje ‘Haxhia’ me ekzekutimin e dy marsit, viktimat kishin

28 Prill 2020, 10:14 Nga DOSJA
U vranë nga e ‘një dorë’, fijet që lidhin dosje

DURRËS– Prokuroria ka bashkuar dosjen e ekzekutimit të dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia, ngjarje e ndodhur një ditë më parë, me dosjen e një tjetër vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në të njëjtin vend, më dy mars të këtij vitit. Ngjarja ku mbetën të vdekur, Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia.

Gazetarja Klodjana Lala shprehet se Prokuroria e Durrësit ka ngritur një pistë të re hetimi duke bashkuar dy dosje, pasi dyshon se të dyja ekzekutimet janë kryer nga e njëjta dorë. Ky përfundim ka dalë bazuar në mënyrën e kryerjes së atentateve dhe për shkak se mes katër viktimave, është zbuluar se ka pasur një lidhje miqësie.

Lala shton se sipas burimeve nga prokuroria, po hetohet jo vetëm aktiviteti i biznesit të dy vëllezërve për automjetet por edhe për një aktivitet të mundshëm kriminal të Besmir Haxhias. Ashtu si më 2 mars edhe dje autorët janë larguar në të njëjtin drejtim, duke bashkuar akoma më shumë ngjashmëritë mes dy krimeve.

Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba pasditen e djeshme në një atentat mafioz. Dy vëllezërit, me origjinë nga Puka dhe banues në lagjen nr.15 në Spitallë, po udhëtonin në një automjet të llojit “Golf 6” me targa AA716ZZ, që drejtohej nga Besmir Haxhia, në momentin që janë ekzekutuar.

Vëllezërit Haxhia kishin një pikë Exchange, një biznes ku jepnin makina me qira dhe shërbim karotreci në Spitallë. Paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë ardhur për shkak të ndonjë konflikti prej bizneseve, ose të ndonjë borxhi për makinat. 

40 persona janë shoqëruar në polici, për të zbardhur detaje mbi ngjarjen e ndodhur dhe kamerat kanë fiksuar mjetin e llojit “Toyota”, nga ku ka dalë breshëria e plumbave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anxhelo avdia besmir haxhia dorian shkoza klodiana lala viktor haxhia anxhelo avdia besmir haxhia dorian shkoza klodiana lala viktor haxhia

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2020, 09:12

SPAK kërkon 15 vite burg për Domart Konjarin

TIRANË– Prokuroria e Posacme e njohur ndryshe si SPAK ka kërkuar 15 vjet burg për Domart Konjarin, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në Francë....