Aktualitet

Vatër e re virusi në burgje/ Albana Fico e konfirmon: 2 të infektuar te paraburgimi 302

28 Prill 2020, 10:34 Nga DOSJA
Vatër e re virusi në burgje/ Albana Fico e konfirmon: 2 të

Tiranë- Shefja e Institutit të Shëndetit Publik,  Albana Fico gjatë deklaratës për mediet deklaroi se vetëm dy persona që ndodhen te paraburgimi 302 në kryeqytet janë të  infektuar me COVID-19. “Dy të burgosur kanë qenë në paraburgim dhe janë transferuar“. Fico nuk shpjegoi se ku janë transferuar dy personat që ndodheshin te 302 dhe që rezultuan të infektuar.

Por, Dosja.al një ditë më parë raportoi se në këtë burg janë infektuar 4 të burgosur dhe ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore.  Ndërkohë në burgun 313 në Tiranë janë 19 të burgosur të tjerë të infektuar.

Aktualisht në vend janë prekur nga virusi 750 persona, janë shënuar 30 viktima dhe 431 të tjerë janë shëruar. Harta është zgjeruar me 7 raste në Tiranë, 5 në Krujë dhe 2 në Shkodër. Mosha mesatare e të infektuarve është 46.8 vjeç, relativisht e ulët krahasuar me vendet e tjera.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirisi në shqipëri viktimat e covid ne shqiperi koronavirisi në shqipëri viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll