Aktualitet

Ndalohet provimi i rrobave në trup, rihapja e dyqaneve shoqërohet me masa të rrepta higjiene (RREGULLORJA)

28 Prill 2020, 10:00 Nga DOSJA

TIRANË- Të gjithë dyqanet e rrobave kanë një protokoll të veçantë për të zbatuar për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Me rihapjen që nga dje, përveç protokollit jeshil standart, që u publikua të shtunën e-albania, ka ndarë tashmë edhe rregullat specifike për këto dyqane. Kështu, tashmë është e ndaluar provimi i rrobave në dyqane, pasi kjo përbën rrezik infektimi.

“Prova e rrobave në kontakt fizik direkt me lëkurën duhet evituar. Prova rekomandohet të kryhet mbi rrobat ekzistuese kur është e mundur. Pas blerjes rroba duhet larë patjetër fillimisht e pastaj duhet veshur”,-sqarohet në rregullore. 

PROTOKOLLI JESHIL

Ditën e djeshme, u rihapën 17 lloje të biznesit përfshirë edhe shërbimin taksi. Dyqanet e veshjeve; Dyqanet e tekstileve; Dyqanet e këpucëve dhe artikujve prej lëkure; Dyqanet që tregtojnë mobilie; Dyqanet që tregtojnë pajisje të ndriçimit; Dyqanet të artikujve shtëpiakë; Dyqanet e luleve dhe bimëve; Dyqanet e kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre; Dyqanet e pajisjeve elektronike; Dyqanet e lodrave për fëmijë; Dyqanet e pajisjeve sportive; Dyqanet e pajisjeve te tekomunikacionit dhe taksitë janë hapur në bazë të rregullave të rrepta për të evituar përhapjen e pandemisë COVID-19 dhe mbrojtjen e punonjësve dhe qytetarëve.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rihapja e bizneseve rihapja e bizneseve

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2020, 09:12

SPAK kërkon 15 vite burg për Domart Konjarin

TIRANË– Prokuroria e Posacme e njohur ndryshe si SPAK ka kërkuar 15 vjet burg për Domart Konjarin, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në Francë....