Aktualitet

“Kanë hequr qafe 8-9 persona muajt e fundit”, Artan hoxha zbulon dorën e ekzekutorëve të vëllezërve Haxhia, pse s’e

28 Prill 2020, 10:24 Nga DOSJA
“Kanë hequr qafe 8-9 persona muajt e fundit”, Artan hoxha

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se qëndron e njëta ‘dorë’ ekzekutorësh si në vrasjen e vëllezërve Haxhia, ashtue dhe në ngjarjet kriminale që ka ndodhur muajt e fundit. I ftuar në studion e “AbcNeës”, Hoxha tha se ata janë profesionistë që nuk lënë asnjë rovë pas. 

Referuar djegies së mjeteve të përdorura në atentat, Hoxha tha se këtë herë nuk ka ndodhur kjo gjë, pasi ata kanë menduar ta çmontojnë mjetin. 

“Ndryshe nga herët e tjera, makina e atentatorëve nuk është djegur. Këta janë një grup ekzekutuesish profesionalë që largohen dhe nuk lënë asnjë provë. Ata as nuk e djegin makinë, as nuk e lënë gjëkundi, madje nuk lënë as armën e asnjë lloj prove. Ky grup ka hequr qafe 8-9 persona në muajt e fundit dhe janë profesionalë. Ata kanë pasur bashkëpunëtorë, të cilët i kanë vendosur në dijeni, për orën e saktë të daljes së vëllezërve nga Haxhia, nga shtëpia. Mjetin e përdorur në atentat ata nuk e kanë djegur, por diku në dalje të asaj zone është fshehur, në ndonjë garazh, në ndonjë vend, është futur. Ata do ta çmontojnë makinën,”– tha Hoxha ndër të tjera. 

Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba pasditen e djeshme në një atentat mafioz. Dy vëllezërit, me origjinë nga Puka dhe banues në lagjen nr.15 në Spitallë, po udhëtonin në një automjet të llojit “Golf 6” me targa AA716ZZ, që drejtohej nga Besmir Haxhia, në momentin që janë ekzekutuar.

Vëllezërit Haxhia kishin një pikë Exchange, një biznes ku jepnin makina me qira dhe shërbim karotreci në Spitallë. Paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë ardhur për shkak të ndonjë konflikti prej bizneseve, ose të ndonjë borxhi për makinat.

Dhejtëra persona janë shoqëruar në polici, për të zbardhur detaje mbi ngjarjen e ndodhur dhe kamerat kanë fiksuar mjetin e llojit “Toyota”, nga ku ka dalë breshëria e plumbave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha besmir haxhia viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle artan hoxha besmir haxhia viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2020, 09:12

SPAK kërkon 15 vite burg për Domart Konjarin

TIRANË– Prokuroria e Posacme e njohur ndryshe si SPAK ka kërkuar 15 vjet burg për Domart Konjarin, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në Francë....