Aktualitet

Përgjaket Durrësi/ Ekzekutohen në atentat dy vëllezërit Haxhia, 55 plumba u morën jetën të rinjve. Autorët i ndoqën për 1 kilometër

VIDEO
  • Shqipëria tronditet nga vrasje e vetëvrasje pak orë pas deklaratës së zv. ministrit
  • Zbardhet DINAMIKA/ Udhëtimi i fundit me makinë i të rinjëve nga Puka
  • Vriten me 55 plumba dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Dy vëllezërve iu bë pritë në tregun e shitjes së makinave në Durrës. Trupat e tyre ndodhen në morg, ndërsa makina, akoma në vendngjarje. Shkak, dyshohet se është bërë një borxh për makina. Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar 30 persona.
    Featured image of article: Përgjaket Durrësi/ Ekzekutohen në atentat dy vëllezërit Haxhia, 55 plumba u morën jetën të rinjve. Autorët i ndoqën për 1 kilometër Besmir, Viktor Haxhiu dhe vendi i krimit

    DURRËS– Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba pasditen e sotme në një atentat mafioz. Mësohet se dy vëllezërit, me origjinë nga Puka dhe banues në lagjen nr.15 në Spitallë, po udhëtonin në një automjet të llojit “Golf 6” me targa AA716ZZ, që drejtohej nga Besmir Haxhia, në momentin që janë ekzekutuar.

    Fillimisht ata kanë përshkuar rrugën nga universiteti “Aleksandër Xhuvasni”, dhe me anë të një rrugice kanë dalë në sheshin e tregut të mjeteve, aty ku edhe i priste prita e ngriut nga atentatorët. Në moment ata janë qëlluar me një breshëri prej 55 plumbash dhe kanë mbetur të vdekur në vend. Dosja.al mëson se ekziston mundësia që mes dy viktimave dhe autorëve të ketë pasur njiohje të mëparshme, pasi ata kanë ndaluar mjetin në momentin që i kanë parë. 

    Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një borxhi makinash që kanë pasur dy vëllezërit, pasi Viktori ka në pronëri një biznes që merret me mjetet. Ndërkohë që drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, drejtorë vendore, forcat RENEA dhe FNSH-ja ndodhen në vendngjarje për të bërë inspektimet përkatëse. Kontrolle po ushtrohen edhe në Fushë Krujë, Shijak, Kavajë, aty ku mendohet se mund të jenë larguar autorët pas krimit të kryer. Deri më tani në Polici janë shoqëruar mbi 30 persona, përfshirë edhe banorë të zonës, për të zbuluar më shumë detaje lidhur me dinamikën e ngjarjes.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Dosja.al ka siguruar edhe fotot e viktimave. Mësohet se Viktor Haxhiu kishte një studio avokatie ku ushtronte profesionin e tij, ndërsa Besmiri ishte biznesmen. Dy vëllezërit njiheshin si njerëz të qetë dhe pa probleme, duke shtuar kështu akoma më tepër misteret për vrasjen e dyfishtë. Megjithatë Besmiri, ose i njohur ndryshe si “Miri i Kolës” ka precedentë jashtë vendit. Burime për Dosja.al thonë se ai ka jetuar në Holandë për një kohë të caktuar ku edhe është marrë me biznes dhe më pas është kthyer në Shqipëri.

    Një tjetër detaj që bëhët me dije është fakti që të dy vëllezërit janë ekzektuar pranë vendit ku më 2 mars u vranë, Anxhelo Avdiu dhe Dorian Shkoza. Kjo pasi rruga nuk ka asnjë kamera sigure, pasi ato janë të vendosura pak kilometra më poshtë, aty ku edhe ka biznese.

     (k.m;f.m/dosja.al)

    • 21:51

      PAMJE TË RËNDA: Momenti kur dy vëllezërit nxirren pa jetë nga makina, i ulin në tokë e i mbështjellin me plastmas

      Dalin pamjet e momentit kur trupat e dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhiaj nxirren të pajetë nga makina tip ‘Golf 6’. Të dy janë nxjerrë njëri pas tjetrit dhe më pas janë vendosur në një plasmas për t’u dërguar më pas në morgun e qytetit, ku edhe do t’u bëhet ekspertiza.

    • 20:44

      Atentati në Durrës/ Një prej viktimave me precedentë jashtë vendit, e njihnin me nofkën ‘Miri i Kolës’, pse dyshohet si “objektivi”

      Viktima, Besmir Haxhia dhe vendngjarja

      Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e dyfishtë në Durrës, ku u vranë me breshëri dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Mësohet se vëllai i Viktorit, Besmiri njihet edhe me nofkën Miri i Kolës dhe ka qenë me precedent penalë jashtë vendit. Duke marrë parasysh të shkuarën e tij, dyshohet se ai ka qënë objektivi i atentatit, që i ka marrë jetën edhe të vëllait. Burime për Dosja.al thonë se ai ka jetuar në Holandë për një kohë të caktuar ku edhe është marrë me biznes dhe më pas është kthyer në Shqipëri.

    • 18:49

      “Rruga e vdekjes”/ Dy vëllezërit nga Puka u vranë pak kilometra larg vendit ku u ekzektuan Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, pse atentatorët zgjedhin këtë korsi (DETAJI QË I SHPËTON NGA PROVAT)

      Dy vëllezërit nga Puka, Viktor dhe Besmir Haxhia janë ekzekutuar me breshëri plumbash teksa po udhëtonin me makinën e tyre në zonën e quajtur “Nishtullë”. (Lexo këtu) Ngjarja ka ndodhur vetëm një kilometër larg zonës ku janë vrarë më 2 mars dy të rinjtë, Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza. Ndryshe nga vëllezërit, dy viktimat ishin duke ecur në këmbë kur u qëlluan nga një makinë në ecje. Njëri prej tyre, Dorian Shkoza, ka qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe ishte liruar në vitin 2010. (Lexo këtu) Arsyeja përse kjo rrugë “zgjidhet” nga vrasësit për të eliminuar viktimat e tyre është sepse nuk ka biznesese dhe kamera që mund të regjistrojnë ngjarjet. Megjithatë autorët nuk ia hedhin paq pasi vetëm pak metra më larg ka edhe kamera sigurie pasi bizneset nisin dhe shtohen. Por duhet marrë parasysh fakti që shumica e mjeteve të përdorura gjatë ekzekutimeve bëhen me mjete e targa të vjedhura dhe më pas digjen në një vend të shkretë larg syrit të dëshmitarëve.

    • 18:35

      30 të shoqëruar për vrasjen e dyfishtë në Durrës, Policia ‘harron’ edhe koronavirusin, kap dëshmitarin prej krahu, pa maska dhe doreza

      30 persona janë shoqëruar në Policia për vrasjen e dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia. Dosja.al ka siguruar pamje nga vendngjarja kur Policia shoqëron një të ri për në Komisariat. Siç duket edhe nga pamjet, mesa duket përballë një ngjarje të tillë është harruar edhe koronavirusit, pasi efektivët jo vetëm që nuk mbajnë distancë me të shoqëuarin por e mbajnë prej krahu.

      Një pjesë e të shoqëruarve mësohet të jenë banorë të zonës, ndër të cilët mund të ketë edhe ndonjë dëshmitar që ka parë gjithë ngjarjen.

    • 18:18

      Zbardhet DINAMIKA/ Udhëtimi i fundit me makinë i të rinjëve nga Puka, vrasësit i zunë pritë në autostradë. Pse ndaluan viktimat (DETAJI+PISTA)

      Pamje nga vendngjarja

      Dy vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia janë ekzektuar me armë zjarri në zonën e Nishtullës në qytetin e Durrësit, pasditën e sotme. Mësohet se dy vëllezërit janë me origjinë nga Puka dhe prej kohësh jetojnë në lagjen nr.15 në Spitallë. Pista kryesore ku edhe po hetohet është ajo e larjes së hesapeve duke marrë shkas edhe nga mënyra e vrasjes, e cila i përngjan një ekzektutimi mafioz. Dy të rinjtë kanë përshkruar rrugën nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” për në tregun e makinave në qytet. Nuk dihet nëse viktimat kanë pasur njohje me agresorët e tyre, pasi mësohet se ata e kanë ndaluar vetë makinën por janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga ana e atentarotëve. Si pasojë dy të rinjtë kanë ndërruar jetë në vend. Makina e tyre është ende në vendngjarje duke u “çmontuar” nga grupi hetimor, ndërsa trupat e tyre janë dërguar në morg.  Dy të rinjtë e ekzektuar nuk janë njohur kurrë si agresivë. Ndërkohë përveç Fushë Krujës, forcat speciale të RENEA-ve kanë ngitur postblloqe edhe në Shijak, Kavajë dhe në autostradë.

    • 17:57

      FOTOT/ Kush janë dy vëllezërit HAXHIA, u ekzektuan brenda mjetit në Durrës, njëri biznesmen, tjetri avokat me studio ligjore

      Dosja.al ka mësuar detaje të reja nga dy viktimat e atentatit në Durrës. Mësohet se të ekzektuarit janë Besmir dhe Viktor Haxhia, banorë në Durrës.

      Një prej vëllezërve, Viktor Haxhia kishte një licensë avokatie, të firmosur nga avokati i njohur dhe profesori Maksim Haxhia. Ndërsa Besmiri drejtonte një shërbim karrotreci. Dosja.al ka siguruar edhe FOTOT e dy të rinjëve, të cilët janë vrarë pasditen e sotme.

    • 17:52

      Makina e bërë shoshë nga plumbat, shenjat duken qartë në xhamin e pasmë. Si u ekzekutuan dy vëllezërit nga Puka

      Dalin pamjet e para nga makina tip “Golf 6”, në të cilën po udhëtonin dy vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia. Siç duket edhe nga fotoja e shkëputur nga vendngjarja, plumat kanë përshkruar të gjithë mjetin, por dallohen më qartë në xhamin e pasmë.

    • 17:35

      Vranë dy vëllezërit në ‘Golf 6’, autorët largohen me shpejtësi ‘skëterrë’ drejt Fushë Krujës, banorët e zonës dëgjuan gjithçka

      Pamje nga vendngjarja

      Detaje të reja dalin nga vrasja në Durrës. Mësohet se fillimisht të shtënat me armë i kanë dëgjuar banorët e zonës, dhe kanë njoftuar në telefon Policinë. Viktimat, dy vëllezër, kanë qënë duke udhëtuar me një automjet tip “Golf 6”. Ndërsa autorët dyshohet se janë larguar drejt Fushë-Krujës.

    • 17:22

      Detaje të reja nga krimi në Durrës, viktimat ishin në makinë kur u qëlluan

      Pamje nga vendngjarja

      Dosja.al ka zbardhur deteja të reja për krimin e ndodhur sot pasdite në Durrës. Sipas informacioneve mësohet se dy viktimat janë qëlluar teksa kanë qenë brenda një makine. Krimi i rëndë që ka tronditur Durrësin ka ndodhur në tregun e makinave në këtë qytetit dhe ende nuk dihen motivet. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Informacionet paraprake flasin për një atentat dhe se ka pasur një shkëmbim zjarri mes viktimave dhe autorit.

    • 17:08

      Dalin EMRAT, ja kush janë dy të rinjtë që u ekzekutuan në atentat në Durrës

      Besmir, Viktor Haxhiu dhe vendi i krimit

      Besmir dhe Viktor Haxhia janë dy të rinjtë që janë ekzekutuar me armë zjarri në Durrës. Dosja.al mëson se dy të rinjtë janë vrarë pasditen e sotme në Shën Vlash në Durrës, në vendin që njihet si tregu i makinave.  Besmiri dhe Viktor Haxhiu, ky i dyti avokat, kanë qenë duke udhëtuar në një automjet të llojit “Golf 5”, në momentin që autoët u kanë zënë pritë për t’i ekzekutuar. Ngjarja është ende nën hetim, pasi shkaqet mbeten të panjohura, ndërkohë që mësohet se vendi ku po kontrollhet për autorët është Fushë Kruja, aty ku mendohet se ata mund të jenë fshehur.

    • 17:08

      Vrasja e dy vëllezërve në Durrës, Policia: RENEA dhe FNSH ndodhen në vendin e ngjarjes

      Viktimat, vendi i ngjarjes dhe Policia

      Policia e Durrësit ka reaguar për vrasjen e dyfishtë që ndodhi këtë pasditë në “Tregun e makinave”. Sipas njoftimit të Policisë, bëhet me dije se viktimat janë 2 vëllezër. Në njoftimin e uniformave blu ata janë identifikuar me iniciale V.H dhe M.H, por mësohet se emrat e pltë janë Viktor dhe Besmir (Miri) Haxhia.  Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë. Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës. NJOFTIMI I PLOTË Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta kanë humbur jetën në një mjet dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër). Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë. Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës. Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    • 16:28

      Detaje të reja nga krimi në Durrës, viktimat ishin në makinë kur u qëlluan

      Pamje nga vendngjarja

      Dosja.al ka zbardhur deteja të reja për krimin e ndodhur sot pasdite në Durrës. Sipas informacioneve mësohet se dy viktimat janë qëlluar teksa kanë qenë brenda një makine. Krimi i rëndë që ka tronditur Durrësin ka ndodhur në tregun e makinave në këtë qytetit dhe ende nuk dihen motivet. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Informacionet paraprake flasin për një atentat dhe se ka pasur një shkëmbim zjarri mes viktimave dhe autorit.

    • 17:23

      FOTO NGA VENDNGJARJA/ Të gjithë grumbull për të parë ç’ndodhi, si u vranë brenda një makine në ‘Nishtullë’ dy persona

      DOSJA.al ka siguruar pamje nga vrasja e dyfishtë në qytetin e Durrësit. Mësohet se viktimat janë ekzektuar brenda një makine, në tregun e tyre në qytetin e Durrësit.

      Pamje nga vendngjarja

      Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, ngjarja ka marrë edhe vëmendjen e qytetarëve të cilët janë grumbulluar.

    Shto Koment