Aktualitet

“Mos të shoh askënd tek tokat e mia”, si u paralajmërua vrasja e dyfishtë në Lezhë pas kërcënimeve të Përdodës, a

28 Prill 2020, 10:02 Nga DOSJA
“Mos të shoh askënd tek tokat e mia”, si u

LEZHË Dosja.al ka zbardhur detaje të reja nga vrasja e dyfishtë që ndodhi një ditë më parë në fshatin Lalm i Vjetër në Lezhë.

Mësohet se autori, Aleksandër Përdoda, i vënë tashmë në pranga i ka qëlluar fillimisht nga larg dy vitkimat, Kolë Murranin dhe Preng Simonin, e më pas u është afruar për t’i qëlluar sërish, në mënyrë që të sigurihej se kishin vdekur.

Dosja.al mëson gjithashtu se ngjarja e rëndë ka qenë e paralajmërua, pasi vetëm pak ditë më parë, Përdoda kishtë kërcënuar banorët e fshatit dhe i kishte paralajmëruar që të mos afroheshin tek tokat e tij. “Mos të shoh askënd tek tokat e mia,”- mësohet të ketë thënë ai.

Tashmë 40-vjeçari ndodhet pas hekurave, ku do të japë llogari për vrasjen e dyfishtë, ndërsa i vëllai i tij është shpalur në kërkim. Ky i fundit, akuzohet se e ka ndihmuar të vëllanë në fshehjen e provave të krimit të dyfishtë. Kërkimëet vijojnë në shtëpitë e të afërmve.

Kol Murrani dhe Preng Simoni u ekzektuan me armë zjarri, një ditë më parë, në fshatin Lalm të Vjetër në Lezhë. Të dy janë gjetur pa jetë nga djali i një prej viktimave, i cili ka lajmëruar edhe autoritetet. Pas vrasjes, miqtë e Murranit shprehën dhimbjen e tyre në rrjetet sociale, për vrasjen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër perdoda kole murrani preng simoni vrasje në lezhë aleksandër perdoda kole murrani preng simoni vrasje në lezhë

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2020, 09:12

SPAK kërkon 15 vite burg për Domart Konjarin

TIRANË– Prokuroria e Posacme e njohur ndryshe si SPAK ka kërkuar 15 vjet burg për Domart Konjarin, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në Francë....