Aktualitet

Plumbat nuk kursyen as ‘bishat’ e parkuara, dalin pamje të reja nga vendi ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia, “Range”

28 Prill 2020, 09:31 Nga DOSJA
Plumbat nuk kursyen as ‘bishat’ e parkuara, dalin pamje të reja

DURRËS– Pamjet që po shikoni vijnë nga vendi krimit ku u ekzekutuan dy vëllezërit në Durrës, Besmir dhe Viktor Haxhia. Siç shihet, plumbat nuk kanë kursyer as makina luksoze të parkuara pranë vendit ku qëdnronte “Golfi” i viktimave.

Makina të ndryshme të llojit “Range Rover”, “Benz”, dhe “Bmw” janë shpuar nga plumbat që u morën jetën dy vëllezërve Haxhia.

Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba pasditen e djeshme në një atentat mafioz. Dy vëllezërit, me origjinë nga Puka dhe banues në lagjen nr.15 në Spitallë, po udhëtonin në një automjet të llojit “Golf 6” me targa AA716ZZ, që drejtohej nga Besmir Haxhia, në momentin që janë ekzekutuar.

Vëllezërit Haxhia kishin një pikë Exchange, një biznes ku jepnin makina me qira dhe shërbim karotreci në Spitallë. Paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë ardhur për shkak të ndonjë konflikti prej bizneseve, ose të ndonjë borxhi për makinat. 

40 persona janë shoqëruar në polici, për të zbardhur detaje mbi ngjarjen e ndodhur dhe kamerat kanë fiksuar mjetin e llojit “Toyota”, nga ku ka dalë breshëria e plumbave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir haxhia viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle besmir haxhia viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2020, 09:12

SPAK kërkon 15 vite burg për Domart Konjarin

TIRANË– Prokuroria e Posacme e njohur ndryshe si SPAK ka kërkuar 15 vjet burg për Domart Konjarin, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në Francë....