Aktualitet

SPAK kërkon 15 vite burg për Domart Konjarin

28 Prill 2020, 09:12 Nga DOSJA
SPAK kërkon 15 vite burg për Domart Konjarin

TIRANË– Prokuroria e Posacme e njohur ndryshe si SPAK ka kërkuar 15 vjet burg për Domart Konjarin, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në Francë.

Konjari është arrestuar në nentor të 2015 dhe më pas është liruar pas 5 muaj nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda, e cila ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim për parqitjeje”.

Konjari ka katër vite në arrati dhe akuzohet për një sërë veprash penale në Francë si, “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijimi i organizatave kriminale”. Sipas prokurorisë Konjari është i përfshirë në trafikun e kokainës dhe heroinës nga Amerika Latine në Europë e kryesisht në Francë. Konjari dyshohet se drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës në disa shtete të Europës Qendrore pasi mendohet se ka lidhje direkte me burimin në Amerikën e Jugut.

Ai është i akuzuari kryesor për ekzekutimin e Devi Kasmit, me të cilin kishte pasur edhe bashkëpunim në fushën e narkotikëve. Madje dyshohet se drejtonin bashkë në Spanjë një grup të trafikut të drogës, një nga furnizuesit e Europës me kokainë.

Devi apo Dëfrim Kasmi, 41 vjeç u qëllua me pesë plumba më 29 janar, teksa dilte nga banesa e tij. Katër prej plumbave e kanë prekur në trup dhe i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Autorët u larguan më shpejtësi nga vendngjarja, më anë të një motori.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet devi kasmi domart konjari devi kasmi domart konjari

Sondazh

Poll