14 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, shkon në 750 numri i të infektuarve, MSH: Mosha mesatare e të prekurve, 46.8 vje
28 Prill 2020, 09:09Nga DOSJA
TIRANË- 14 raste të reja me koronavirus përgjatë 24 orëve të fundit. Albana Fico, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik ka bërë përditësimin e të dhënave sot, ku ka sqaruar se 750 janë të prekur në total, 431 të shëruar. Mosha mesatare e të infektuarve është 46.8 vjeç, relativisht e ulët krahasuar me vendet e tjera. Harta me rastet e reja, zgjerohet me 7 raste në Tiranë, 5 në Krujë dhe 2 në Shkodër. MSH konfirmoi edhe rastin e viktimës së 30-të, që është një 52-vjeçar nga Kruja me inicialet S.B., i cili, pas 8 ditësh në intubim nuk arriti të fitonte betejën me COVID-19. Lajmi i mirë për sot është se në të dy spitalet COVID janë të shtruar 32 pacientë.
NJOFTIMI I PLOTE:
Instituti i Shëndetit Publik Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik dhe situatën e deritanishme të përhapjes së COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 267 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 7 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe 2 raste në Shkodër. Deri në këto momente janë testuar 7758 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 750 raste. Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 46.8 vjeç. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 52-vjeçar nga Kruja me iniciale S. B i cili ka qëndruar për 8 ditë në reanimacion i intubuar në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimët familjarëve. Shkon në 30 numri i qytetarëve që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 431. Aktualisht në vendin tonë, 289 persona janë aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 32 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:
Pavarësisht luhatjeve në numra ditorë situata vazhdon të jetë e kontrolluar. Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i qytetarëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar. Që kjo situatë të vazhdojë të jetë e kontrolluar dhe në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale. Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.
(f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me Aleksandër Përdodën të arrestuarin si ekzekutorin e vrasjes së dyfishtë në Lezhë, ku të vdekur mbetën Kolë...
Shkodër- Gjatë orëve të fundit janë shënuar 2 raste të reja me COVID-19 në Shkodër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë infektuar një infermierë në fshati...
Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen e “Myslym Shyrit” në Tiranë, ku një i ri mbeti i plagosur. Burime pë...
DURRËS– Roja e tregut të makinave në Durrës ka rrëfuer se çfarë i kanë parë sytë një ditë më parë, kur u bë dëshmitar i ekzekutimit mafioz të dy vël...
TIRANË– Ilir Hashorva, publicit dhe përkthyes i njohur shqiptar ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Harshova vdiq në New York, aty ku edhe prej vitesh ushtr...
Shqipëri- Shkon në 30 numri i viktimave në vend nga COVID-19. Ministira e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka humbur jetën një 52-vjeçar me iniciale S.B n...
Shqipëri- Në këtë kohë pandemie, ka edhe shumë shqiptarë që jetojnë mes skamjes, i kalojnë netët jashtë dhe nuk kanë me çfarë të ushqehen. I tillë është ...