Aktualitet

Shtyhet për në 13 maj gjyqi për Tahirin, mungon ish-ministri, avokatët e Jaeld Çelës kërkojnë përjashtimin e trupës gj

28 Prill 2020, 09:04 Nga DOSJA
Shtyhet për në 13 maj gjyqi për Tahirin, mungon ish-ministri,

TIRANË- Është shtyrë për në 13 maj ora 09:30 seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Apelit në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Seanca e parë, ajo e 9-prillit u shty për shkak të COVID-19, ndërsa sot në seancë nuk ndodhej ish-ministri, por vetëm avokati i tij Maks Haxhia, dhe avokati që mbron ish-oficerin Jaeld Cela. Pala mbrojtëse e ish-oficerit ka kërkuar që të përjashtohen nga gjykimi treshja gjykuese, pasi kanë gjykuar çështje të bashkëlidhura.

Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Drini janë gjyqtarët që gjykojnë çështjen e Celës dhe Tahirit. Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga një tjetër trupë gjykuese. Nëse trupa gjykuese rrëzohet, dosja shkon në Kolaps, pasi kjo gjykatë ka vetëm 6 gjyqtarë.

Ndërsa GJKKO, përmes koordinatores për të Drejtën e Informimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit, Elisa Spahiut ka sqaruar për Birn se çështja ndaj Tahirit nuk është e ngutshme. “Seanca e sotme nuk u zhvillua për shkak të COVID–19, pasi çështja nuk hyn në qarkun e dispozitës së nenit 3, pika 3 të aktit normativ datë 25.03.2020, pra nuk konsiderohet çështje e ngutshme,”- mësohet të ketë thënë Spahiu.

Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove. Tahiri paralajmëroi që asokohe se do ta apelonte vendimin dhe do të fitonte pafajësi.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi i saimir tahirit jaeld cela gjyqi i saimir tahirit jaeld cela

Sondazh

Poll