Aktualitet

2 raste të reja me COVID-19 në Shkodër, preket infermierja e fshatit Prekal dhe një vajzë e re

28 Prill 2020, 08:46 Nga DOSJA
2 raste të reja me COVID-19 në Shkodër, preket infermierja e

Shkodër- Gjatë orëve të fundit janë shënuar 2 raste të reja me COVID-19 në Shkodër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë infektuar një infermierë në fshatin Prekal, banore e lagjes “Fermentin” dhe  vajza e gruas në lagjen “Kiras”, që u konfirmua dje si pozitive. Kështu numri total i të infektuarve në Shkodër ka shkuar në 107.

Gjatë javëve të fundit Shkodra ka qenë vatër e nxehtë infeksioni.  Çdo ditë rritet numri i të infektuarve në këtë qark. Për këtë aryse më 11 prill, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, njoftoi se qeveria shkarkoi nga detyra Prefektin e Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja. Sipas Lleshajt, Millja nuk kishte menaxhuar mirë situatën e COVID-19 në këtë qytet, pasi ishte vënë re një mungesë lidershipi. Nuk mungoi një reagim i vetë Milljes i cili nënvizoi se në shkresën e shkarkimit të tij shkruhej vetëm: “lirohesh nga detyra”.

 

Aktualisht në vendin tonë janë 736 të infektuar, janë shënuar 30 viktima dhe 422 të tjerë janë shëruar.  Situata është më e stabilizuar dhe ka nisur edhe hapja graduale e ekonomisë. Tashmë Gjirokastra, Delvina, Saranda janë zona të gjelbra ku lejohet lëvizja pa autorizim në fashën e vendosur nga qeveria. Pandemia është izoluar në Krujë ku nuk ka patur më raste të reja, ndërsa edhe Shkodra duket se është nën kontroll. Edhe numri i të shtruarve në spitale është ulur, ku në të të dy spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 34 pacientë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll