Aktualitet

“Jemi pa bukë, po na kërcënon ekonomisti i firmës”/ 120 punonjëse të një fasonerie në Korçë në protestë, kërkoj

28 Prill 2020, 08:56 Nga DOSJA
“Jemi pa bukë, po na kërcënon ekonomisti i

Korçë– 120 punonjës të një fasonerie në Korçë janë ngritur në protestë ditën e sotme, pasi kërkojnë pagën e luftës. Ata janë shprehur për mediet se nuk kanë me çfarë të ushqehen, pasi dy muajt e fundit nuk kanë marrë asnjë pagë, pasi ndërmarrja ku punojnë është mbyllur. Gratë shprehen se kanë marrë edhe kërcënime nga ekonomisti i firmës, pasi kanë kërkuar pagën e luftës.

“Sipas rregullit që doli për të marrë pagat, erdhëm, diskutuam me pronarin na tha se ju takon, pas disa ditësh na tha ju nuk përfitoni. Ne duam të dimë të paktën arsyen pse nuk përfitojmë. Jemi mbi 100 punëtorë, duam ta dimë edhe në çfarë të bëjmë. Unë tha ekonomisti pagat i kam hedhur por duhet të shikojmë tek ministria e Shëndetësisë që duhet të lëshojë një vërtetim që nuk është një ambjent për të punuar. Kemi edhe një formular me të gjitha dokumentet që disponojmë nga aplikimi për pagën, duam arsyen pse nuk përfitojmë”, tha njëra nga punonjëset për Faxnews.

Ndërsa një tjetër është shprehur për mediet: “Na është mbyllur puna në datën 4 prill, dhe në sigurime dhe tatime, nuk po na japin asnjë shpegim. Jemi 4 veta në familje, askush nuk na jep shpjegim, as pronari, as shteti. Jemi pa bukë. Pronari na tha gojarisht që nuk do të merrni asnjë. Jemi kërcënuar edhe nga ekonomisti i firmës”. 

Gjatë ditëve të fundit janë ngritur në protestë edhe tregtarët e tregut të Zdralës në Shkodër, ata të tregut të Orizit në Vlorë, të tregut të Beratit  dhe  tregtarët e Durrësit, pasi kërkojnë nga qeveria pagën e luftës. Po kështu, në protestë u ngritën ditën e djeshme edhe disa emigrantë që janë karantinuar në Pogradec, pasi nuk kanë mundësi të paguajnë hotelin dhe fjetjen. Të gjithë kërkojnë zgjidhje nga qeveria.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 120 punonjëse në korçë në protestë kriza e covid-19 120 punonjëse në korçë në protestë kriza e covid-19

Sondazh

Poll