Aktualitet

Detaje nga plagosja në ‘Myslym Shyr’/ Sherri ndodhi për pagën e luftës, pronari i Fast-Food-it qëllon me thikë të riu

28 Prill 2020, 08:35 Nga DOSJA
Detaje nga plagosja në ‘Myslym Shyr’/ Sherri ndodhi për

Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen e “Myslym Shyrit” në Tiranë, ku një i ri mbeti i plagosur. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është plagosur  23-vjeçari Renato Shaulli dhe ngjarja ka ndodhur pas një sherri për rrogën e këtij të fundit.

 

Mësohet se Shaulli, punonte tek “Fast Food”, ku ndodhi sherri dhe ishte paraqitur aty për të marrë rrogën, po pronari nuk ia jepte. 23-vjeçari  ka kërkuar me ngul që të ishte mes përfituesve të pagës së luftës, pasi theksonte se i takonte. Aty ka nisur edhe sherri, ku pronari i biznesit, Alban Gaçi, 27 vjeç dhe shoku i tij  Reis Osmërija, 21 vjeç kanë qëlluar disa herë me thikë të riun.

Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Mbi të arresturit rëndojnë veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parandalohet vrasja tek “myslim shyri” parandalohet vrasja tek “myslim shyri”

Sondazh

Poll