“U shtrimë përtokë, dy persona po vraponin”, roja i parkingut të makinave tregon ç’i panë sytë në ekzekutimin e dy
28 Prill 2020, 08:23Nga DOSJA
DURRËS– Roja e tregut të makinave në Durrës ka rrëfuer se çfarë i kanë parë sytë një ditë më parë, kur u bë dëshmitar i ekzekutimit mafioz të dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia.
Në një prononcim për Syri.net, roja flet me zë dhe me figurë teksa shprehet se ka parë dy njerëz që iknin me vrap dhe kërkonin të arrinin një makinë. Më pas ai shton se nuk i ka parë mirë ngjarjet sepse kishte shumë pluhur, dhë të gjithë njerëzit janë shtrirë përtokë, në momentin që kanë dëëgjuar krismat.
“Në momentin që ndodhi ngjarja unë isha këtu. Tre karikatorë u zbrazën. Unë pashë vetëm një makinë që po kalonte atje dhe dy veta i shkonin nga pas. Makina ikte ngadalë, ndërsa ata të dy shpejtonin që ti arrinin makinës. Nuk e di nëse makina priste ata, a ka ikur këtej makina nuk dihet, se nuk dukej mirë dhe kishte shumë pluhur. U shtrimë të gjithë përtokë. Janë dëmtuar edhe 5 makina të tjera,”- thotë ai.
Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba pasditen e djeshme në një atentat mafioz. Dy vëllezërit, me origjinë nga Puka dhe banues në lagjen nr.15 në Spitallë, po udhëtonin në një automjet të llojit “Golf 6” me targa AA716ZZ, që drejtohej nga Besmir Haxhia, në momentin që janë ekzekutuar.
Vëllezërit Haxhia kishin një pikë Exchange, një biznes ku jepnin makina me qira dhe shërbim karotreci në Spitallë. Paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë ardhur për shkak të ndonjë konflikti prej bizneseve, ose të ndonjë borxhi për makinat.
40 persona janë shoqëruar në polici, për të zbardhur detaje mbi ngjarjen e ndodhur dhe kamerat kanë fiksuar mjetin e llojit “Toyota”, nga ku ka dalë breshëria e plumbave.
(J.V;f.m.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ilir Hashorva, publicit dhe përkthyes i njohur shqiptar ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Harshova vdiq në New York, aty ku edhe prej vitesh ushtr...
Shqipëri- Shkon në 30 numri i viktimave në vend nga COVID-19. Ministira e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka humbur jetën një 52-vjeçar me iniciale S.B n...
Shqipëri- Në këtë kohë pandemie, ka edhe shumë shqiptarë që jetojnë mes skamjes, i kalojnë netët jashtë dhe nuk kanë me çfarë të ushqehen. I tillë është ...
LEZHË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi një ditë më parë në Lezhë, në fshatin Lalm të Vjetër. Burime nga grupi...
Lezhë- Detaje të reja kanë dalë për vrasjen e dyfishtë në Lalm të Vjetër të Lezhës, ku pasditen e djeshme u ekzekutuan Preng Simoni dhe Kol Murrani. Burime për ...
DURRËS– 40 persona, dëshmitarë, të afërm dhe bashkëpunëtorë në biznese, janë shoqëruar për të zbardhur detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të dy...
DURRËS– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Haxhia që tronditën Durrësin, një ditë më parë. Burime nga grupi hetimor, ...
SHQIPËRI– Në Tiranë, Tepelenë, Kukës e Dibër, prej disa ditësh është raportuar se janë parë drita të forta që kanë ndriçuar qiellin.Këto drita në qi...
Aktualitet28 Prill 2020, 06:10
TIRANË– Ilir Hashorva është një nga shqiptarët që shqiptarët që ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Hashorva u nda nga jeta di ditë më parë (26 pr...