Aktualitet

COVID-19/ Shkon në 30 numri i viktimave në vend, humb jetën 52-vjeçari tek Infektivi, ndodhej prej 8 ditësh në intubim

28 Prill 2020, 08:01 Nga DOSJA
COVID-19/ Shkon në 30 numri i viktimave në vend, humb jetën

Shqipëri- Shkon në 30 numri i viktimave në vend nga COVID-19. Ministira e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka humbur jetën një 52-vjeçar me iniciale S.B nga Kruja tek spitali Infektiv,  i cili ndodhej prej 8 ditësh i intubuar.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 52-vjeçar nga Kruja me iniciale S. B i cili ka qëndruar për 8 ditë në reanimacion i intubuar në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimët familjarëve. Shkon në 30 numri i qytetarëve që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.”, njofton ministria e Shëndetësisë. 

Aktualisht në vend janë të infektuar 750 persona, janë shënuar 30 viktima dhe 431 të tjerë janë shëruar. Harta është zgjeruar me 7 raste në Tiranë, 5 në Krujë dhe 2 në Shkodër. Mosha mesatare e të infektuarve është 46.8 vjeç, relativisht e ulët krahasuar me vendet e tjera.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2020, 06:10

TIRANË– Ilir Hashorva është një nga shqiptarët që shqiptarët që ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Hashorva u nda nga jeta di ditë më parë (26 pr...