Aktualitet

Parandalohet vrasja tek “Myslim Shyri”/ Gjatë sherrit për pagën e luftës pronari i “Fast Food” plagos punonjësin me

28 Prill 2020, 07:32 Nga DOSJA
Parandalohet vrasja tek “Myslim Shyri”/ Gjatë sherrit për

Tiranë- Policia ka parandaluar vrasjen e të riut Renato Shaulli  në Tiranë dhe ka arrestuar dy persona, Alban Gaçi, 27 vjeç dhe shokun e tij Reis Osmërija, 21 vjeç,  si autorë të ngjarjes. Mësohet se dy të rinjtë, në ambientet e një Fast Food-i në rrugën “Myslym Shyri”,  kanë qëlluar disa herë me thikë 23-vjeçarin, pasi një sherri për pagën e luftës. I riu kishte kërkuar me ngulm pagën e luftës, pasi punonte në Fast-Food-in ku ndodhi sherri , por pranari i tij nuk kishte pranuar t’ja jepte. Pas debateve,  pronari i biznesit, Gaçi bashkë me shokun e tij kanë qëlluar disa herë me thikë të riun. Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë është parandaluar vrasja e të riut. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Njoftimi i  Policisë:

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me pasoja të rënda. Ndërhyrja në kohë e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 çoi në pranga dy shtetas, për vrasje të mbetur në tentativë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në një ambient Fast Food-i, në rrugën “Myslim Shyri”, po ndodhte një konflikt mes disa personave, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm me pasoja të rënda për jetën e një shtetasi.

Shtetasit R. O., 21 vjeç dhe A. G., 27 vjeç kishin hyrë në ambientet e një Fast Food-i, në rrugën “Myslym Shyri” dhe për motive të dobëta po konfliktoheshin me shtetasin R. Sh., 23 vjeç, duke e goditur me thikë disa herë në trup, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërhyrja e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Në cilësinë e provës materiale, grupi hetimor sekuestroi një armë të ftohtë thikë, me të cilën autoret kryen veprën penale.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Hetimit të Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. O. dhe A. G., për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet e para hetimore i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në tiranë parandalohet vrasja tek “myslim shyri” arrestohen dy persona në tiranë parandalohet vrasja tek “myslim shyri”

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2020, 06:10

TIRANË– Ilir Hashorva është një nga shqiptarët që shqiptarët që ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Hashorva u nda nga jeta di ditë më parë (26 pr...