Aktualitet

Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Saimir Tahiri, seanca e radhës do të zhvillohet më 28 prill

Tahiri është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me 3.4 vite shërbim prove me akuzën e shpërdorimit të detyrës. 
Featured image of article: Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Saimir Tahiri, seanca e radhës do të zhvillohet më 28 prill Saimir Tahiri dhe avokati i tij, Maks Haxhia

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për shkak të mungesës së avokatëve. Seanca është shtyrë për në 28 prill, ndërkohë që pandemia COVID-19 duket se ka sjellë edhe shtyrjen e gjyqit. Në seancë ka qenë trupa gjykuese dhe prokurorët, por jo ish-ministri dhe avokatët.

Më 20 shkurt u caktua në Gjykatën e Posaçme të Apelit edhe trupa gjykuese që do të gjykojë Tahirin. Gjyqtarët janë Nertina Kosova, Nure Dreni dhe Albana Boksi. Kryesuese e trupës do jetë Boksi dhe anëtare Kosova e Dreni.

Çështja “Tahiri” u ankimua në Apeli nga avokatët e ish-ministrit, që kërkojnë pafajësi dhe nga Prokuroria, e cila shprehet se ka prova për ta akuzuar për trafik droge, një nga akuzat që u rrëzua bashkë me të tjerat në shkallën e parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove. Tahiri paralajmëroi që asokohe se do ta apelonte vendimin dhe do të fitonte pafajësi.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment