Aktualitet

Shënjestra ishte Murrani, arrestohet Aleksandër Përdoda që kreu vrasjen e dyfishtë në Lezhë, në kërkim vëllai që e nd

28 Prill 2020, 07:20 Nga DOSJA
Shënjestra ishte Murrani, arrestohet Aleksandër Përdoda që

LEZHËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi një ditë më parë në Lezhë, në fshatin Lalm të Vjetër. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al se shënjestra ka qenë pikërisht rapsodi i njohur, Kolë Murrani, i cili dyshohet të ketë pasur konflikte të hershme pronësie me autorin e vrasjes.

Aktualisht mësohet se Aleksandër Përdoda, 41 vjeç, është arrestuar nga policia, në lidhje me këtë vrasje, pasi dyshohet të jetë ai, personi që vrau Murranin dhe Preng Simonin. Ndërsa, vëllai i Përdodës është shpallur në kërkim. Në polici janë shoqëruar edhe 20 persona të tjerë, kryesisht të afërm të viktimave.

Nga kqyrja e vendngjarjes është vënë re edhe mungesa e gëzhojave, të cilat, vetë autori ka pasur kohë t’i mbledhë për t’i zhdukur nga vendngjarja. Nërkohë pritet që Përdoda të merret në pyetje për të zbardhur detaje të tjera nga krimi i dyfishtë.

Mësohet se Përdoda është 40-vjeçari që shikoni në foto, dhe një person i skeduar më parë nga policia. Dosja.al mëson gjithashtu se ngjarja e rëndë ka qenë e paralajmëruar, pasi vetëm pak ditë më parë, Përdoda kishtë kërcënuar banorët e fshatit dhe i kishte paralajmëruar që të mos afroheshin tek tokat e tij. “Mos të shoh askënd tek tokat e mia,”- mësohet të ketë thënë ai.

Kol Murrani dhe Preng Simoni u ekzektuan me armë zjarri, një ditë më parë, në fshatin Lalm të Vjetër në Lezhë. Të dy janë gjetur pa jetë nga djali i një prej viktimave, i cili ka lajmëruar edhe autoritetet. Pas vrasjes, miqtë e Murranit shprehën dhimbjen e tyre në rrjetet sociale, për vrasjen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kol murrani preng simoni vrasje në lezhë kol murrani preng simoni vrasje në lezhë

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2020, 06:10

TIRANË– Ilir Hashorva është një nga shqiptarët që shqiptarët që ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Hashorva u nda nga jeta di ditë më parë (26 pr...