Aktualitet

Përdhunimi në Kavajë/ Vajza: Isha nën shantazh, më kërcënuan se do vrisnin motrat (Dosja)

7 Shkurt 2019, 12:13 Nga DOSJA
Përdhunimi në Kavajë/ Vajza: Isha nën shantazh, më

DURRËS- Dosja e përdhunimit të të miturës në Kavajë e siguruar nga Dosja.al zbulon kalvarin nëpër të cilin ka kaluar 13-vjeçarja që prej muajit tetor të vitit 2018.
Në dosjen e gjykatës thuhet se historia ka nisur më 19 shtator.

Më 19 shtator 2018, vajza ka nisur të komunikojë me një shokun e klasës të shënuar si Shoku A. Biseda ka zgjatur dhe më pas, ai i ka thënë se e kishte qejf. Shoku A, dhe e mitura vazhduan të flisnin për ditë me radhë. Në nisje të tetorit, shoku A i kërkon vajzës të kryejnë marrëdhënie pasi nuk donte dhuratë tjetër për ditëlindje. Vajza ka refuzuar ndërsa djali ka këmbëngulur.

Disa javë më vonë, e mitura ka pranuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të dhe më pas kanë hyrë në fund të tetorit në një ambient të vjetër, që më herët kanë qenë bilardo dhe kanë kryer marrëdhënie.

Një tjetër shok, H, ka ndenjur jashtë pasi dyqani ndodhej pranë shtëpisë së tij, dhe po sigurohej që të mos kishte njerëz afër. Dy ditë më vonë, shoku A i thotë se H kishte marrë videon që ata kishin kryer marrëdhënie dhe ua kishte dërguar shokëve të tij. E mitura mohon që të ketë qenë në dijeni për filmimin.

Shoku A i ka thënë në këtë moment se duhet të bënte marrëdhënie seksuale edhe me shokët e H dhe me H. Ajo e ka mohuar, por ata i kanë lënë 10 ditë kohë ose video do të bëhej publike. Më vonë, ajo ka kryer marrëdhënie me djemtë, tek ish-dyqani, ndërkohë që gjatë gjithë kohës ajo kërkonte nga djemtë që video të fshihej.

Në 20 dhjetor të 2018-ës, të miturës i shkruan në Instagram, një nga djemtë që i thotë se video i ka rënë në dorë edhe një djali tjetër dhe se duhet të kryente marrëdhënie edhe me të. Vajza sërish ka pranuar për shkak të frikës.

Pas vitit të ri, një nga djemtë i ka shkruar vajzës dhe i thotë se nëse nuk pranon të kryejë marrëdhënie me një tjetër shok do t’i vrisnin familje. Para se të bënte kallëzim vajza ka kuptuar se ata po bënin plane që të kryente marrëdhënie me shumë djem të tjerë që më pas i mituri A të merrte para për të blerë videolojëra.

Ai e ka pranuar këtë fakt dhe më pas vajza ka treguar gjithçka tek mësuesja kujdestare. E mitura ka treguar se ka menduar që të kryejë vetëvrasje për shkak të kësaj ngjarjeje. 

Dosja e plotë e çështjes së përdhunimit

[sgallery url=”https://dosja.al/si-u-shantazhua-e-mitura-ne-kavaje-nga-djemte-qe-e-perdhunuan-vendimi/”]

7 të rinjtë u arrestuan më 2 shkurt nga Policia, ndërsa një 15-vjeçar është shpallur në kërkim. Ngjarja tronditëse e 13-vjeçares  u fsheh nga Policia e Shtetit, por u bë publike pas një denoncimi të ish-kryeministrit Sali Berisha në rrjetin e tij social, Facebook. (Lexo këtu)

Gjykata e Durrësit ka vendosur më 4 shkurt masat për shtatë të miturit e arrestuar për përdhunimin e 13-vjeçares në Kavajë. Prokurorja Oltiana Çifliku ka kërkuar vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest me burg”, për të shtatë të miturit e arrestuar. Nën akuzën “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, gjyqtarja Agelina Hristiç ka vendosur masën “arrest me burg” për shtatë të miturit. Për të ruajtur anonimatin e të miturve, Gjykata i ka emërtuar me gërma sipas rendit alfabetik.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e durresit perdhunimi i 13-vjecares ne kavaje perdhunimi i te mitures gjykata e durresit perdhunimi i 13-vjecares ne kavaje perdhunimi i te mitures

Sondazh

Poll