Aktualitet

Hasa dhe Vokshi sulmojnë Spiropalin: Je Nafija e Ramës, e shite shpirtin në dogana

7 Shkurt 2019, 10:53 Nga DOSJA
Hasa dhe Vokshi sulmojnë Spiropalin: Je Nafija e Ramës, e shite

Pas fjalës së Spiropalit në Kuvend kanë folur menjëherë deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Endri Hasa. Sipas tyre Spiropali është nafija e Ramës dhe se po tenton të fshehë ngjarjen e rëndë të Kavajës.

“Vjen këtu na bën moral 5 milionë euroshi i doganës që po na vidhte me lezet. Vjen këtu për të na bërë filma, kjo që i thurrte lavde Skënderbeut. Këto janë nafijet e Ramës”, u shpreh deputeti Endri Hasa.

Më pas pati edhe një replikë nga deputetja Vokshi e cila u shpreh ndaj Spiropalit se shpirtin e shiti te dogana, pra kur drejtonte Drejtorinë e Doganave.

“Ministre dhe ministra që nuk njohin Kushtetutë por njohin vetëm atë që thotë Rama për Kushtetutë. Turp Elisa që ju që po fshihni një krim. Turp për ju që po mbroni ata që fshehen atë krim monstruoz.

Vulgaritet është kush shet shpirtin në dogana. Me ka ardhur një video ku tregohen policë ku kanë hyrë në fakultetin Filologjik për të shtypur protestën e studentëve. Larg duart nga studentët kryeministër”, u shpreh Vokshi.

Ministrja e Shtetit dhe Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka paralajmëruar sot opozitën në Kuvend se do të zbulohen me emër dhe mbiemër të gjithë “komentuesit” dhe portalet e paguara nga opozita. Spiropali tha se kur të dalin, këta njerëz dhe ata që i paguajnë që s’do të kenë vend ku të futen. (Lexo edhe këtë)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet debati spiropali-hasa ngjarja ne kavaje replika vokshi debati spiropali-hasa ngjarja ne kavaje replika vokshi

Sondazh

Poll