Aktualitet

Basha: Negociatat nuk hapen në qershor, vendi është në krizë

7 Shkurt 2019, 09:35 Nga DOSJA
Basha: Negociatat nuk hapen në qershor, vendi është në

Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në kuvend theksoi se vendi është në krizë depresoni dhe u shpreh se negociatat nuk do të hapen në qershor. Ai theksoi se mesazhi është marrë nga Berlini që nuk do të ketë hapje negociatash për Shqipërinë.

Ai theksoi se Lleshaj u shpreh dje në mënyrë të pacipë në lidhje me sigurinë në shkolla.

“Të dashur bashkëqytetarë sot është rasti i parafundit ku i bëj një thirrje ndërgjigjes së socialistëve të pastër. Para se popullit ta spastrojë këtë sallë. Sa larg parlamentit është ku kuvend kukull. Para tre ditësh vizitova portin e Shëngjinit. Gjendja në të cilin ndodhej është tragjike porti dukej si i bombarduar, i vetmi ndryshim është se po ndërtohej markata e peshkut të cilën peshkatarët atje e dinin që po ndërtohej për miqtë e Edi Ramës.

Kriza ka arritur dimensione tragjike, të pasigurisë totale në shkolla dhe pacipësisë me të cilin u shpreh ministri Brendshëm. Vendi është në krizë depresioni. Të tjera rasteve të dhunimit dhe sundimit të bandave dhe të dhunës në familje, si rasti i djeshëm në Vlorë.

Në këtë ditë kanë vizituar disa qendra urbane të vendit. Kam parë një realitet të tmerrshëm. Kam parë biznese me vetëm një njeri që punonte. Fatlum nëse do të kishin ndonjë klient. Si asnjëherë tjetër kjo sallë nuk i takon qytetarëve shqiptarë por me ato që VOA ua përplasi në fytyrë një javë më parë. Një qeveri dhe një parlamnet, i cili është ulur me votën dhe ndihmën e krimit nuk ka asnjë lidhje me qytetarët. Prandaj ata ndjehen të braktisur. Shëndetësia në mesjetë, punësimi është plaga më e madhe e shqiptarëve. E keni marrë mesazhin në Berlin, nuk do të ketë hapje negocioatash në qershor. Kjo është një faturë e rëndë për vendin dhe shqiptarët. Thirrini mendjes, dëgjoni qytetarët dhe socialistet e ndershëm. Të jeni të sigurt që më 16 shkurt qytetarët do ta spastrojnë këtë sallë.”, u shpreh Basha.

J.V/K.M/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha negociatat qershor lulzim basha negociatat qershor

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shkurt 2019, 17:14

Kë frikësoi në Tiranë, Albin Kurti

Me vetëm tre fjali të shkurtra dhe një konstatim të thjeshtë, Albin Kurti ka trazuar regjimin e Tiranës më shumë se sa dhjetra fjalime e aksione opozitare këtu,...