Aktualitet

Tentoi të trafikonte armë me postë drejt Anglisë, Apeli lë në fuqi dënimin me 8 vite burg për Saimir Cullhajn

7 Shkurt 2019, 11:58 Nga DOSJA
Tentoi të trafikonte armë me postë drejt Anglisë, Apeli

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 8 vite burg për Saimir Cullhajn, i cili rreth 1 vit më parë u akuzua për trafikim të armëve. Vendimi për të u dha më 6 dhjetor. 

Referuar prokurorisë, pjesë e këtij rasti të trafikut mund të jenë edhe dy persona të tjerë, por për ta nuk ka prova të mjaftueshme, kështu që hetimet do të vazhdojnë. 

Saimir Cullhaj së bashku me një tjetër person tentoi të kalonte më datë 24 gusht 2017 përmes aeroportit të Rinasit drejt Anglisë 3 armë të llojit automatik me anë të pakove postare. Por ndryshe nga 32-vjecari, bashkëpunëtori i tij Neritan Faria (47 vjec) vijon të jetë në kërkim. 

Pavarësisht se Cullhajt iu gjetën gjurmat e gishtave në pakot DHL, ai e mohoi fillimisht përfshirjen e tij në këtë rrjet duke pretenduar se nuk e dinte se cfarë kishte brenda në pako dhe se po  niste një dërgesë tek miku i tij në Angli. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i rinasit saimir cullhaj trafik armesh aeroporti i rinasit saimir cullhaj trafik armesh

Sondazh

Poll