Aktualitet

Ahmetaj-Berishës: Mua nuk me ka rrahur njeri përveç babait, madje student kam dhënë dru

7 Shkurt 2019, 10:31 Nga DOSJA
Ahmetaj-Berishës: Mua nuk me ka rrahur njeri përveç babait,

Ish-ministri i Financave Arben Ahemtaj i ka kthyer përgjigje ish-kryeministrit Sali Berisha për akuzën nga ky i fundit se ai është rrahur nga bandat në Kavajë.

Ahmetaj është shprehur se i vetmi njeri që e ka rrahur ka qenë babai tij kur ky ishte i vogël dhe sipas tij ngjarja nuk është vërtetë.

“I dashur doktor mua nuk me rreh njeri mua. Nuk më ka rrahur njeri përveç babait tim kur isha i vogël. Madje kur kam qenë student edhe kam dhënë një çikë dru.”, u shpreh Ahmetaj.

Ahmetaj foli më tej për taksën e sheshtë dhe u shpreh se ajo ka vetëm një synim të varfërojë shqiptarët. Sipas tij propozimi i i djathtës për taksën e sheshtë prej 9% varfëron 300 mijë familje shqiptare. Po kështu theksoi se çon në 92% borxhin publik.

“Do të lutesha edhe unë që ta frenosh grupin tënd të përdori një ngjarje shumë të rëndë në Kavajë dhe të tregojë me gisht ministrin e Brendshëm. Është turp për ne dhe është një përdhunim psikologjik për ne. Sali ti më do shumë mua dhe unë të dua shumë ty. Sa herë që nevrikosesh e di që më do shumë mua, por këtë e kemi ndryshe. Te flasim në këtë seancë për politikat ekonomike.

Të flasim se kush po tenton të vijë në pushtet me hi. Dolën edhe thanë që do ta kthejnë taksën e sheshtë 9%. Ky është rasti më i mirë për të thënë se kurrë nuk do ta lejojmë taksën e sheshtë, kjo nuk ka lidhje fare që e ka bërë e djathta, por kjo ngarkon qytetarët shqiptarë. Ju thoni që 9% do të sjellë lulëzim ekonomik. Nesë ju do të ktheni një ditë taksën e sheshtë janë 300 mijë familje që do tju rritet ngarkesa.

Me formulën tuaj me taksën e sheshtë, ajo që bëni ju është pabarazi o zotri. Kujt i thoni ju oligarki, jo kjo është ajo që ju bëni, oligarki. Me ne edhe biznesi i vogel paguan 0 taksa. Ju doni t’u risni 91% të shqiptarëve taksat. Çfarë do të bëni ju me borxhin që iu del 92%?. Pastaj sharje për ministrat nuk shtojnë vlerë. Të gjithë ministrat janë dinjitozë në punën e tyre por nuk ka vend për sharje dhe fyerje dhe vulgaritet. Flisni dhe dilni këtu për ekonomi. Shqipëria është ende vend i varfër por nuk është i varfër sa në 2012.”, u shpreh Ahemtaj.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet debati berisha ahmetaj rrahja nga bandat debati berisha ahmetaj rrahja nga bandat

Sondazh

Poll