Aktualitet

Gjatë janarit në portin e Durrësit kanë hyrë dhe dalë rreth 54 mijë pasagjerë

7 Shkurt 2019, 09:23 Nga DOSJA
Gjatë janarit në portin e Durrësit kanë hyrë dhe

Në portin e Durrësit gjatë muajit të kaluar  rreth 54 mijë pasagjerë kanë udhëtuar me  tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona, në vajtje dhe kthim. 

“Gjatë muajit janar të këtij viti, tragetet e linjave për çdo 5 udhëtarë kanë transportuar mesatarisht edhe një autoveturë.

Nga të dhënat statistikore të APD-së, mësohet se në muajin që lamë pas, 53.705 pasagjerë dhe 10.853 autovetura kanë preferuar të lëvizin me tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim.”, thuhet në njoftim.

 Po kështu janë kryer 83 lundrime vajtje-ardhje. 

“Brenda një muaji tragetet kanë kryer 83 lundrime vajtje – ardhje, duke transportuar njëkohësisht edhe 62.786 tonë mallra gjithsej.

Nga të dhënat e APD-së, mësohet gjithashtu se në muajin e parë të vitit 5.429 kamionë dhe trajlerë kanë shfrytëzuar tragetet për transportin e mallrave të import-eksportit.”, thuhet më tej në njoftim. 

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durrës – bari dhe durrës – ankona linjat porti i durresit udhetimet gjate janarit durrës – bari dhe durrës – ankona linjat porti i durresit udhetimet gjate janarit

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shkurt 2019, 17:14

Kë frikësoi në Tiranë, Albin Kurti

Me vetëm tre fjali të shkurtra dhe një konstatim të thjeshtë, Albin Kurti ka trazuar regjimin e Tiranës më shumë se sa dhjetra fjalime e aksione opozitare këtu,...