Aktualitet

Berisha: 8 nxënës përdhunuan një vajzë në shkollën “Rilindja” në Kavajë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se një vajzë 13-vjeçare është përdhunuar në një shkollë 9-vjeçare në Kavajë.
Featured image of article: Berisha: 8 nxënës përdhunuan një vajzë në shkollën “Rilindja” në Kavajë Sali Berisha, ish-kryeministër
Përditësuar:

Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook, ka denoncuar se një grup prej 8 studentësh kanë përdhunuar një 13-vjeçare në Kavajë.

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital i cili shprehet se  ngjarja ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Rilindja” përpara 1 muaji.

DENONCIMI TE BERISHA:

Perdhunohet nxenesja, fshihet krimi! Ndaj perdhunuesve nuk merret asnje mase, anetaresohen ne FRESSH-in kanabist. Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital! sb Doktor pershendetje. Jam nje zonje nga kavaja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dua te denoncoj menyren flagrante se si drejton sot ZA e kavajes zonja Sonila Peza. Prej 2 muajsh ne shkollen 9 vjecare rilindja 8 nxenes te asaj shkolle kane perdhunuar nje vajze. ZA dhe drejtoresha e saj nuk kane mare asnje mase per kete skandal.

Kemi frike te cojm femijet ne shkolle . Kto jane drejtoreshat e shkollave te rilindjes. Ju lutem publikojeni. Përshëndetje doktor Berisha. Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja “Kavajë perpara 1 muaji u perdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13 vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehte nga te gjithë instancat. E gjithë qyteti e di .Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini sh mirë se çfarë ndodh më pas.

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment