Aktualitet

Studentët e Filologjikut shkresë dekanit: Të mos na digjet viti akademik

7 Shkurt 2019, 09:52 Nga DOSJA
Studentët e Filologjikut shkresë dekanit: Të mos na digjet viti

Studentët e fakultetit të Filologjikut kanë përgatitur një shkresë që do ja nisin dekanit  të fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Sabri Laçi dhe i kërkojnë garanci për vijimin e protestës së tyre.

Studentët kërkojnë nga dekanati i këtij fakulteti garantimin e të drejtës themelore të studentëve, atë për të protestuar.

Por kështu ata  kërkojnë që të mos ketë djegie të vitit akademik 2018-2019 dhe përfundim të këtij viti akademik deri në 31 korrik 2019.

Një ditë më parë pedagogët e këtij universiteti u shprehën se mësimi që prej të hënës do të fillojë dhe një ditë në javë do të ketë bojkot të mësimit. Pedagogët u tërhoqën nga greva.

Shkresa:

Dekanit të fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Prof. dr. Sabri Laçi,

Studentët e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, në përkatësi të çdo departamenti dhe viti arsimor në fakultet kërkojnë nga dekanati i këtij fakulteti garantimin e të drejtës themelore të studentëve, atë për të protestuar.

Nisur nga ngjarjet aspak të këndshme që kanë ndodhur në hapësirën e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, presionit  të disa prej pedagogëve në këtë institucion, vendimeve konfuze të Asamblesë dhe segmenteve të caktuara brenda studentëve, të cilët kanë shpërndarë dezinformim në masën e gjerë, ne kërkojmë:

 

 

 

 

Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin, presim një vendimin dekanati lidhur me këto çështje sa më shpejt të jetë e mundur. Studentët.  (Lexo edhe këtë)

Ndërkohë, ditën e sotme të pranishëm në Fakultet kanë qënë edhe disa forca policore. (Shiko këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fakulteti i historise dhe filologjise ngujimi i studenteve protesta e studenteve sabri laçi fakulteti i historise dhe filologjise ngujimi i studenteve protesta e studenteve sabri laçi

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shkurt 2019, 17:14

Kë frikësoi në Tiranë, Albin Kurti

Me vetëm tre fjali të shkurtra dhe një konstatim të thjeshtë, Albin Kurti ka trazuar regjimin e Tiranës më shumë se sa dhjetra fjalime e aksione opozitare këtu,...