Aktualitet

Policia në ambientet e fakultetit Filologjik, Marku: Do ankimohemi në gjykatë (VIDEO)

7 Shkurt 2019, 10:44 Nga DOSJA
Policia në ambientet e fakultetit Filologjik, Marku: Do ankimohemi në

Forca policore kanë hyrë sot në ambjentet e fakultetit. Siç duket edhe nga pamjet ata kanë takuar rojen e shkollës, ndërsa studentët shprehen se u kanë kërkuar policëve leje për tu futur brenda.


Praninë e tyre në shkollë e ka vënë re edhe shefi i Departamentit të Gazetarisë, Mark Marku, i cili i ka fotografuar. Pas një bisede me ta, ai është shprehur se do të depozitojë një ankimin në gjykatë.

Sjell policë për të kërcënuar studentë dhe pedagogë. Bashkë me imazhin e qeverisë , këta po shkatërrojnë çdo strukturë shtetërore. I kemi filmuar të gjitha. Do ta çojmë rastin në gjykatë dhe te Avokati i Popullit. Fshiheshin pas mureve që mos t’u dilnin fytyrat, ky është imazhi i policisë së Sandër Lleshajt?”, tha pedgogu Marku.

Ditën e sotme, studentët e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë çuar një kërkesë dekanatit ku i kërkojnë garantimin e të drejtës për të protestuar dhe mos-djegien e viti shkollor. (Lexo këtu)

Studentët u ngujuan disa javë pas mbylljes së protestës (Lexo ketu), një lëvizje e zhvilluar përgjatë gjithë muajit dhjetor, që u finalizua me ndryshimin e gjysmës së kabinetit qeveritar Rama 2 dhe me publikimin e Paktit të Universitetit.

Pakti për Universitetin është një paketë e hartuar nga qeveria që synon t’ju japë zgjidhje problemeve të arsimit të lartë në Shqipëri. Nga ana tjetër, pedagogët kundërshtojnë Paktin dhe kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, i miratuar në 2016.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fakulteti i historise dhe filologjise mark marku ngujimi i studenteve policia ne fakultet prosteta e studenteve fakulteti i historise dhe filologjise mark marku ngujimi i studenteve policia ne fakultet prosteta e studenteve

Sondazh

Poll