Aktualitet

Armë me postë drejt Anglisë, Apeli lë në burg Saimir Cullhajn

7 Shkurt 2019, 10:32 Nga DOSJA
Armë me postë drejt Anglisë, Apeli lë në burg Saimir

TIRANË- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi dënimin me 8 vite bu8rg për Saimir Cullhajn, që një vit më parë u arrestua pasi ishte pjesë e një grupi që trafikonte armë drejt Britanisë së Madhe.

Gjykata la në fuqi dënimin për Cullhajn me akuzën e trafikut të armëve. Në kërkim për këtë ngjarje është edhe 47-vjeçari, Neritan Farian.

Në 24 gusht 2017, në aeroportin e Rinasit,u kapën 3 pako të kompanisë DHL, në të cilat ndodheshin tre armë që u zbuluan nga dogana e Rinasit.

Pas kapjes së armëve, Policia arrestoi Sajmir Cullhajn, 32 vjeç, nga Shijaku, i dënuar më herët për trafik droge, ndërsa Neritan Farian, 47 vjeç, nga Durrësi e shpalli në kërkim.

Edhe gjurmët e tij të gishtave u gjetën në pakot DHL,Cullhaj mohoi përfshirjen e tij në këtë rrjet duke pretenduar se nuk e dinte çfarë kishte brenda në pako, dhe se po niste një dërgesë tek miku i tij në Angli.

“Një miku im me emrin Tani ma dha që ta postoja për në Britani. Unë nuk e di se çfarë kishte brenda. Bëra dorëzimin në postë dhe u largova me makinën e shokut tim. Kur u arrestova u njoftova edhe për atë që kishte brenda në pako”,-tha Cullhaj para gjykatës.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e apelit per krimet e renda saimir cullhaj trafik armesh gjykata e apelit per krimet e renda saimir cullhaj trafik armesh

Sondazh

Poll