Aktualitet

Ylli Rakipi: Ndihem i kërcënuar nga Rama, si e ajo e gazetarit në Turqi mund të na ndodhë edhe ne (VD)

26 Mars 2019, 12:19 Nga DOSJA
Ylli Rakipi: Ndihem i kërcënuar nga Rama, si e ajo e gazetarit në

Tiranë-  Gazetari  Ylli Rakipi ka bërë një deklaratë të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai shprehet  në studion e “5 Pyetjet” nga Babaramo” se ndihet i kërcënuar nga kryeministri Edi Rama.

Rakipi tha se do të kundërpërgjigjet po në të njëjtën formë dhe shprehet se “dy duart për një kokë janë”.

Edi Rama ka një luftë personale me mua.  Ai ka dalë publikisht duke më konsideruar si “Ylli Kadriu”, ai e ka personale po ta vini re ai ka dalë edhe publikisht.  Edhe unë, kolegët e mi dhe njerëzit që preken do ta kemi personale.  Dy duart për një kokë janë.  Kam lindur në këtë vend shumë vite më parë dhe sigurisht dy duar janë për një kokë. Le të vazhdojë, punë e tij. Nuk bën sens, nuk ndodh që kryemistri të bëjë një fasadë Kongres. Ajo që ndodhi në Turqi me gazetarin,  që e morën dhe vranë në ambasadë. Nesër mund të ndodhë me njërin prej njerëzve që ka ngritur akuzë ndaj Edi Ramës. Autokraci janë këtu. 

Kujtojmë që pak kohë më parë në Turqi u vra, brenda ambasadës gazetari Jammal Kashaoggi.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ylli rakipi edi rama ylli rakipi

Sondazh

Poll