Aktualitet

“Ceremonia për serbët dhe malazezët nxiti urrejtjen etnike”, përplaset Prokuroria dhe Antiterrori në Shkodër, çështj

26 Mars 2019, 11:18 Nga DOSJA
“Ceremonia për serbët dhe malazezët nxiti urrejtjen

Shkodër- Ditën e sotme është zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër seanca lidhur me çështjen e ceremonisë përkujtimore të ushtarëve serb dhe malazez në fshatin Gajtan të njësisë Gur i Zi.

Pak kohë më parë seksioni i Antiterrorit në policinë vendore të Shkodrës ngriti akuzën se për nxitje të urrejtjes etnike por prokuroria e Shkodrës vendosi mosfillimin e këtij procedimi.

Pas këtij vendimi të Prokurorisë Antiterrori iu drejtua gjykatës së Shkodrës duke kërkuar që Prokuroria të nisë hetimet, kryerjen e kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore lidhur me ngjarjen.

Kësaj here të pranishëm në sallën e gjyqit ishin vetëm njëra palë, seksioni i Antiterrorit të policisë ndërsa nuk ishte i pranishëm prokurori i çështjes Ermir Lelçaj.

Seksioni i Antiterrorit i kërkoi gjykatës së Shkodrës që prokuroria të bëjë çeljen e hetimeve, kryerjen e kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore lidhur me ngjarjen.

Antiterrori kërkon që të hetohen përfaqësuesit e shoqatës Rozafa Moraça dhe Shën Jovan Vladimiri si organizator të vendosjes së kryqit serbo-malazez dhe përkujtim të ushtarëve të vrarë në 1912-1913 të cilët erdhën për të pushtuar Shkodrën.

Po kështu të ndihqet penalisht, Pavlo Jakoja si përfaqësues i shoqatës Rozafa Moraça si dhe të merren të dhënat edhe për personat e tjerë që kanë qenë në atë ceremonial sepse mund të kenë të dhëna të dobishme për procedimin.

Gjyqtarja Izabela Radovani pyeti Antiterrorin duke i thënë se prokuroria pretendon se policia s’mund të jetë kallëzuesi por specialistët e Antiterrorit deklaruan se ata janë kallëzuesi dhe se kanë kryer të gjitha aktet e duhura proceduriale.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet antiterrori kërkesë gjykatës gjykata shkodër nxitja e urrejtjes etnike prokuroria shkodër antiterrori kërkesë gjykatës gjykata shkodër nxitja e urrejtjes etnike prokuroria shkodër

Sondazh

Poll