Aktualitet

Nga makinat e luksit tek pushimet në jug të Shqipërisë, fotot e 22-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e Jurgen Kurtit

26 Mars 2019, 11:27 Nga DOSJA
Nga makinat e luksit tek pushimet në jug të Shqipërisë,

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në ekzekutimin e Jurgen Kurtit.

Të arrestuarit janë Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi, 33 vjeç lindur në Patos, Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos. Ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i tyre. (Lexo këtu)

Olsi Qallia që dyshohet të jetë përfshirë në këtë krim është 22-vjeç, por ai në rrjetet sociale ai reklamon jetë luksi, pasi merrej me shit-blerje makinash luksi. 

Në shoqëri njihej si një njeri i qetë dhe ka lidhje me krushqie me Alesio Berberin, të arrestuarin tjetër për vrasjen e Jurgen Kurtit. Po ashtu ai njihej dhe për shoqërinë e tij me Elsi Levendin, 21 -vjeçarin që mendohet të ketë ‘gisht’ në vrasjen e Kurtit. Qallia njihej si një njeri i urtë dhe i tërhequr, dhe kishte pasion për makinat e luksit, gjë që e kishte kthyer në biznes.

Nga fotot e publikuara prej tij, ai shihet vetëm duke pushuar në jug të shqipërisë dhe hipur në makina të shtrenjta.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alesio berberi arrestohen te dyshaurti per vrasje elsi levendi jurgen kurti olsi qalliaj vritet jurgen kurti alesio berberi arrestohen te dyshaurti per vrasje elsi levendi jurgen kurti olsi qalliaj vritet jurgen kurti

Sondazh

Poll