Aktualitet

Në 2 vite 135 të burgosur të vdekur në burgjet greke, ambasada shqiptare hesht

26 Mars 2019, 11:32 Nga DOSJA
Në 2 vite 135 të burgosur të vdekur në burgjet greke,

Greqi- Gjendja e burgjeve greke, në të cilat ndodhen edhe shumë shqiptarë është e mjerueshme.  Një video e publikuar nga shqiptarët e burgosur në Greqi pak ditë më parë tregoi situatën tragjike që ekziston në burgjet greke. 

Por nga ana tjetër edhe shifrat e vdekjeve janë të larta.  Sipas të dhënave të publikuar nga një portal i drejtësisë, nga peirudha 2015-2018, numri i vdekjeve të burgosurve shkon në 135. 51-vdekje në burgjet greke kanë ndodhur vetëm në vitin 2018. Ndërsa  nga 2016-2018 ka patur të paktën 17 vetëvrasje, që përbën anën tjetër monedhës. 

Duke iu referuar këtyre shifave nuk dihet saktësisht sesa prej të vdekurve mund të jenë shqiptarë.  Por më shqetësuese është dhe mbetet qendrimi i shtetit shqiptar që gjatë këtyrë rasteve nuk ka patur deshirë për të hetuar, por është mjaftuar vetëm me regjistrimin e numrit te tyre. Nga ambasada shqiptare nuk ka asnjë reagim për këtë çështje kaq serioze. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada shqiptare ne greqi shqiptaret ne burgjet greke ambasada shqiptare ne greqi shqiptaret ne burgjet greke

Sondazh

Poll