Aktualitet

Grabitjet spektakolare me mln euro,107 vite burg për bandën e grabitjeve, ‘koka’ e grupit i shpëton dënimit

26 Mars 2019, 12:20 Nga DOSJA
Grabitjet spektakolare me mln euro,107 vite burg për bandën e

TIRANE-Gjykata dënon me burg bandën e grabitësve të blindave prej disa milionë euro. 8 të arrestuarit akuzoheshin për disa grabitje, përfshirë grabitjen e bankës tek stacioni i Trenit dhe grabitjen rruga e Rinasit.

Organi i akuzës bëri me dije në gjykatë se janë grumbulluar një sërë provash dhe se janë pyetur mbi 100 persona.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vendimtare ka qenë verifikimi i pamjeve të sigurisë në banesën e Admir Muratajt, i cili është edhe i akuzuari kryesor për të 3 grabitjet.

Vendimet e gjykatës
Dash Kupa 18 vite
Ernest Kupa 17.4
Neim Avdylaj 17.4
Ditjon Memlikaj 8.6
Admir Çerpja 5.8
Fatjon Xhyliu 14
Dritan Sinani 13.4
Aleksandër Murataj 12.8

Për kokën e grupit, Admir Murataj u vendos pezullimi i gjykimit, dhe pritet që të gjykohet më vonë për shkak të ndryshimit të rregullave për gjykimin në mungesë.

Grabitjet e bujshme të grupit

1. Grabitja tek Stacioni i Trenit më 12 shkurt 2015. Grupi vodhi një bankë të nivelit të dytë në një sasi parash që kapte vlerën e 900 mijë frangave zvicerane, 800 mijë paundë dhe 16 mijë euro.

2. Grabitja e dytë ka ndodhur më 3 dhjetor 2015, kur grupi paratë e një banke të nivelit të dytë që po transportoheshin me blinda në Rinas, poshtë Qafës së Kasharit. në këtë vjedhje, grupi i armatosur vodhi 1 mln e 800 mijë paundë, 800 mijë dollar amerikanë, 200 mijë dollar kanadezë dhe 200 mijë dollar australianë.

3. Grabitja e tretë ka ndodhur më 9 shkurt 2017, ku grupi vodhi 8 thesë me para në Domje të Tiranës, kur paratë e një banke të nivelit të dytë po transportoheshin në Rinas. në 9 shkurt 2017, grupi mori 2 mln e 400 mijë euro, 2600 mijë paundë, 85 mijë franga, 60 mijë dollar.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir cerpja admir murataj aleksander murataj dash kupa ditjon memlikaj ernest kupa fatjon xhyliu grabitja e bankes tek treni grabitja ne rinas neim avdylaj admir cerpja admir murataj aleksander murataj dash kupa ditjon memlikaj ernest kupa fatjon xhyliu grabitja e bankes tek treni grabitja ne rinas neim avdylaj

Sondazh

Poll