Aktualitet

“Air Albania”, Kreu Aviacionit Civil: Fluturimet nisin nga Stambolli në muajin prill, bileta më të lira

26 Mars 2019, 10:20 Nga DOSJA
“Air Albania”, Kreu Aviacionit Civil: Fluturimet nisin nga Stambolli

Tiranë- “Air Albania” pritet të nisë fluturimet në muajin prill të këtij viti. Kështu të paktën është deklaruar sot nga nga kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Kerri. Në një konferencë për shtyp ai u shpreh se fluturimi i parë do të nisë nga aeroporti i ri i Stambollit për në Tiranë në muajin prill. Ai theksoi se çmimet e biletave do të jenë më të lira dhe se kompania do të nisë fluturimet me avionin  A319.

Ne jemi informuar nga kompania që fluturimet do të fillojnë nga aeroporti i Stambollit. Kompania ‘Turkish Airlines’ është duke u zhvendosur në aeroportin e ri të Stambollit. ‘Air Albania’ do të fillojë fluturimet në këtë aeroport dhe kodi i avionit do të jetë ANB. Të gjitha kërkësat janë bërë nga shoqëria Air Albania. Ne në këtë procedurë nuk është turp të themi që nuk i kemi të gjithë ekpertët e duhur por kemi një komunimin me italinët që kanë kualifikimet e duhura. Fillimisht do të fillojë me linja me Stambollin. Jemi në kontakt për të ardhur edhe një avion i dytë. Fillimisht është destinacioni Tiranë-Stamboll. Më pas do kemi edhe tre linja për në Itali,  dhe më vonë do të jetë edhe një linjë për në Londër. “Air Albania” ka si qëllim uljen e çmimit të biletave dhe linja ku shqiptarët kanë nevojë.

Nga Autoriteti Civil theksohet se ka përfunduar procesi i certifikimit të kompanisë “Air Albania”. Në fakt nuk është liçensuar kompania, thjesht është bërë rregjistrim i avionit. ‘Air Albania’ ka bërë kërkesen fillestare pranë qeverisë në maj  të 2018 për mundësinë e krijimit të një kompanie shqiptar e.Ky aplikim i “Air Albania” është pranuar nga AAC.

Kjo kompani ka  51 % aksioner shqiptarë, dhe  49%  të aksioneve e ka kompnia “Trukish Airlines”.

Ditën e sotme në takim shoqëria “Air Albania” paraqiti aplikimin në AAC për miratimin e 38 personave që ishin përzgjedhur për të qenë pjese e ekuipazhit të kabinës. 8 pilotë të trajnuar nga “Turkish Airlines” janë pranuar.

J.V/Dosja.al 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet air albania fluturimet e para nga stambolli krislen kerri air albania fluturimet e para nga stambolli krislen kerri

Sondazh

Poll