Aktualitet

Grupi i fajdexhinjve, Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për Paulin Radovanin, burg për djemtë e tij

25 Mars 2019, 20:48 Nga DOSJA
Grupi i fajdexhinjve, Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për

SHKODËR-Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë për dy djemtë e ish-prefektit Paulin Radovani. Ndërkohë për këtë të fundit është caktuar masa “detyrim paraqitje”, duke i ndaluar largimin jashte vendit.

Seanca u mbajt një ditë më parë, pa praninë e mediave.

Pak ditë më parë nga një operacion i policisë së Shkodrës u finalizua me arrestimin e 12 personave, mes tyre edhe Ilir Sokolin, një ish-drejtor i LSI. Policia sekuestroi 20 makina, qindra mijëra euro, 50 celularë dhe dokumente që sipas njoftimit zyrtar, grupi iu kishte marrë borxhlinjve.

Të përfshirë në këtë grup ishin edhe dy djemtë e ish-prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani, Eltoni dhe Roberti. Dy djemtë e tij, një prej të cilëve anëtar në këshillin aktual të bashkisë Shkodër Elton Radovani, kishin marrë hua shuma të mëdha parash tek persona të ndryshëm në Shkodër të cilët ia lëshonin me një përqindje që varion nga 3-20%, siç bën të ditur Prokuroria e Shkodrës.

Kështu që ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, u detyrua të shkojë në dyert e policisë, atëherë kur çdo ditë borxhdhënësi i vinte në biznesin e tij dhe i kërkonte shumat e dhëna kundrejt dy djemve të tij, Robertit dhe Eltonit.

Paulin Radovani ishte për shumë vite një biznesmen i njohur në Shkodër dhe sipërmarrës në fushën e fasonerisë.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elton radovani gjobaxhinjte e shkodres grupi i fajdexhinjve paulin radovani robert radovani elton radovani gjobaxhinjte e shkodres grupi i fajdexhinjve paulin radovani robert radovani

Sondazh

Poll