Aktualitet

“Çfarë nuk të vret të forcon”, Rama batuta me shprehjen e “Niçes”: Nuk është ai i Shijakut

26 Mars 2019, 12:15 Nga DOSJA
“Çfarë nuk të vret të forcon”, Rama batuta me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mjekë e drejtues shërbimesh, ku kërkuar ndryshimin e Kodit Penal për ndëshkime shembullore, të çdo lloj dhune të ushtruar për shkak të detyrës.

Mirëpo gjatë takimit, ku mori pjesë edhe ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Rama nuk ngurroi të bënte edhe batuta. Kryeministri ‘ngushëlloi’ mjekët duke e krahasuar situatën me lajmet e përphapura në media se ai është I sëmurë kur në fakt është krejt e kundërta.

Këtu Rama përdori një shprehje të filozofit gjerman Friedrich Wilhem Nietzsche, apo siç shqiptarët e njohin “Niçja”, duke theksuar se nuk ishte “Niçja i Shijakut” (këtu e pati fjalën për pseudonimin e njërit prej të arrestuarve si pjesë e grupit të Avdylajve, për trafik droge).

“Sa herë të kujtoheni për sulmet, më kujtoni mua. Nuk mi bëjnë sulmet si kategori, por si person edhe siç shikoni jam gjallë dhe nuk kam nevojë për ju. Kur realisht kam shkuar për konsulta, ato realet nuk dalin në kazan. Unë konsultën e parë e bëj gjithmonë këtu, po nuk tregoj se fillojnë fantazitë. Nga të gjitha konsultat rezultoj i suksesshëm, nga gjithë ato që më bëjnë.

Siç thotë Niçja ai i Gjermanisë, jo ai i Shijakut: Çfarë nuk të vret të forcon. Prandaj i i uroj çdo të mirë atyre mjekëve. Kush ha ndonjë ndonjë goditje, forcohet. Shëndet do t’i bëhet siç më është bërë mua,”– tha Rama.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama friedrich wilhem nietzsche ministrja manastirliu nicja i shijakut rama takim me mjeket edi rama friedrich wilhem nietzsche ministrja manastirliu nicja i shijakut rama takim me mjeket

Sondazh

Poll