Aktualitet

Vrasja e Nardit të Bujtinave, zbardhet dëshmia e vëllezërve Toma, Martini flet për të arratisurin: I dhashë makinën

26 Mars 2019, 10:22 Nga DOSJA
Vrasja e Nardit të Bujtinave, zbardhet dëshmia e vëllezërve

SHKODER– Është zbardhur dëshmia e dy vëllezërve Gilbert Toma 26-vjeç, Kleandro Toma 29-vjeç dhe e shokut të tyre Alfred Martini 20-vjeç, të cilët u arrestuan një ditë më parë nën akuzën e bashkëpunimit për vrasjen e biznesmenit Ferdinand Polia në Shkodër.

Dosja.al mëson se vëllezërit Toma kanë mohuar të kenë lidhje me vrasjen dhe kanë hedhur poshtë çdo akuzë për bashkëpunim që është ngritur ndaj tyre.

Ndërsa Martini është shprehur se ai i ka dhënë automjetin e tij tip “Audi”, mëngjesin e ditës kur ndodhi ekzekutimi, shtetasit K.S., 27 vjeç, i cili është shpallur në kërkim si autori i vrasjes së Nardit të Bujtinave. 20-vjeçari shton gjithashtu se nuk ka pasur dijeni se personi të cilit i huazoi automjetin, kishte planifikuar krimin.

Një ditë më parë Policia e Shkodrë njoftoi se në kuadër të operacioni “Step by step” vuri në pranga tre persona dhe një tjetër u shpall në kërkim. Ndërkohë Dosja.al mësoi emrat e plotë dhe siguroi fotot e të arrestuarëve të cilët janë: Gilbert Toma 26-vjeç e Kleandro Toma 29-vjeç, vëllezër, të dy banues në lagjen “Skënderbeg” dhe Alfred Martini 20-vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.(Lexo këtu)

Sipas Policisë shtetasit e mësipërm akuzohen të kenë bashkëpunuar me shtetasin e shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit në Shkodër, Ferdinand Polia, duke i siguruar automjetin, armët dhe duke e strehuar pas krimit.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumente të ndryshme.

Më 20 mars 2019, u ekzekutua me breshëri plumbash, (Lexo këtu) 35-vjeçari Ferdinand Polia, i njohur ndryshe si “Nardi i Bujtinave”, në vendin e quajtur Ura e Mesit në dalje të Shkodrës. Biznesmeni njihej në Shkodër si pronar i disa bujtinave turistike në Theth dhe u vra në makinën e tij tip fuoristradë teksa ndodhej bashkë me një tjetër person.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alfred martini gilbert toma kleandro toma nardi i bujtinave vrasja e ferdinand polise vrasje ne shkoder vritet biznemeni ne shkoder alfred martini gilbert toma kleandro toma nardi i bujtinave vrasja e ferdinand polise vrasje ne shkoder vritet biznemeni ne shkoder

Sondazh

Poll