Bota

OBSH pesimiste për situatën e Covid-19: Kthimi në normalitet është i largët, bota do të qëndrojë në ujëra të trazuar

23 Prill 2020, 19:04 Nga DOSJA
OBSH pesimiste për situatën e Covid-19: Kthimi në normalitet

ITALI-Zyrtari i lartë i OBSH-së Dr Hans Kluge, ditën e sotme ka folur rreth situatës së Covid-19 që tashmë ka pushtuar botën. Ai ka thënë në bota do të qëndrojë edhe për disa kohë në këtë situatë pasi akoma nuk është gati ti kthehet normalitetit.

“Nuk ka asnjë rrugë të shpejtë për kthimin në normalitet. Bota do të qëndrojë në ujëra shumë të trazuar edhe për disa kohë që do të vijnë”, tha ai.

Gjatë konferencës për shtyp që u mbajt ditën e sotme ata kanë thënë se numri më i lartë i viktimave në Europë kanë qenë të moshuar.

Në rang global humbur jetën 184,263 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,639,025 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 48,300 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 852.717 të tjerë. Situata është më e qetë në Kinë, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 10 raste të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave në total është 4,632. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25,549 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 22.157 qytetarë. Ndërkohë në Francë janë shënuar 21,340 viktima.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dr hans klug koronavirusi ne bote dr hans klug koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll