Kancelarja Angela Markel jep shpresë: Vaksina kundër Covid-19, do të jetë në disponim të të gjithë vendeve
23 Prill 2020, 19:17Nga DOSJA
GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel ditën e sotme ka njoftuar se qeveria gjermane do të nxjerrë fonde të konsiderueshmë zbulimin e njëvaksine kundër Covid-19. Po ashtu ajo ka thënë se nëse kjo vaksinë do të dalë do të vihet në dispozicion për të gjitha vendet.
Në konferencën për shtyp ku kanë marrë pjesë dhe liderët e BE-së, Markel është shprehur se kthimi në jetën normale në të gjithë botën do të ishte i mundur vetëm pasi të zhvillohej një vaksinë kundër koronavirusit.
“Shkenca nuk është kurrë nacionale, shkenca i shërben njerëzimit. Nëse gjejmë një ilaç ose vaksinë, e testojmë dhe e aprovojmë atë, atëherë kjo duhet të jetë e disponueshme dhe e përballueshme për të gjithë botën”.- ka thënë ajo.
Gjermania miratoi dje testet e para klinike të një vaksine COVID-19 te njerëzit, e zhvilluar bashkërisht nga kompania BioNTech e profesorit turk Ugur Sahin dhe gjigandit farmaceutik Pfizer. Shkencëtarët dhe studiuesit në të gjithë botën po përpiqen të gjejnë një vaksinë për virusin i cili ka infektuar mbi 2,6 milionë persona në të gjithë botën dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 183 000 personave.
Në rang global humbur jetën 184,263 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,639,025 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 48,300 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 852.717 të tjerë. Situata është më e qetë në Kinë, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 10 raste të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave në total është 4,632. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25,549 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 22.157 qytetarë. Ndërkohë në Francë janë shënuar 21,340 viktima.
VIETNAM– Në Vietnam një grup mbrojtësish të kafshëve kanë raportuar së fundmi se po vriten mace për shkak të disa lajmeve të rreme në rrjetet sociale që kanë in...
NEW YORK– Pandemia e Covid 16 nuk ka prekur vetëm njerëzit por edhe kafshët egra.Shoqëria e Konservimit të Natyrës së Egër ka njoftuar se në kopshtin zoologjik...
ZVICËR- Të moshuarit me Covid-19 kanë disa simptoma “atipike”, të cilat komplikojnë përpjekjet për të siguruar trajtimin në kohë. Covid-19 mund të dallohet...
AMERIKË- Senatorja amerikane e Masaçusets Elizabeth Warren, ditën e sotme ka është përballur me humbjen e një familjari. Ajo ka njoftuar se për shka...
ITALI– Italia është vendi më i goditur në Europë nga koronavirusi ku numri i të vdekurëve ka arritur mbi 25 mijë dhe janë infektuar mbi 189 mijë të tjerë.Ndër...
SHBA- Pandemia e Covid-19 ka goditur rëndë ekonomikë e vendit ku 26 milionë amerikanë kanë paraqitur kërkesat për pagesë papunësie gjatë pesë javëve të fundit. ...
MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut është një ndër vendet ku gjendja e koronavirusit është përkeqësuar shumë, atj është rritur si numri i viktimave edhe numri...
Bota po përballet me urinë që po përhapet “në përmasa biblike” për shkak të pandemisë koronavirusit, paralajmëroi shefi i agjencisë së ndihmës ushqimore të Komb...