Bota

Rriten vdekjet në Itali / Vdesin 464 pacientë në 24 orët e fundit, shkon 25.549 numri i të vdekurve nga Covid-19

23 Prill 2020, 16:05 Nga DOSJA
Rriten vdekjet në Itali / Vdesin 464 pacientë në 24

ITALI- Në Itali përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 464 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në  25.549  numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë numri i përgjithshëm i të infektuarëve në Itali ka shkuar në 189.973.

Krahasuar me një ditë më parë numri i viktimave në Itali është rritur,  pasi dje autoritetet vendase në Itali raportuan  437 viktima, ndërsa sot numri  është rritur në 464.  Ndërsa numri i të sëmurëve fatmirësisht është ulur në 2.646 duke e çuar numrin total të të prekurve në 189.973, ndërsa një ditë më parë në Itali u konfirmuan 3.370 raste të reja.

Një repart për Covid-19 në Milano u zbras edhe u mbyll, ndërsa të hënën në spitalin e Bergamos, qyteti më i prekur nga virusi,  dhomat e urgjencës janë boshatisur.

 

Ndërkohë kryeministri Conte ka bërë me dije në një nga konferencat e tij të përditshme se Italia do të futet në fazën e dytë të virusit më datë 4 maj, por edhe atëherë kur vendi të rihapet qytetarët duhet të ndjekin rregullat për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës. Në Itali janë hapur disa dyqane si libraritë, kancelaritë dhe dyqanet me rroba për fëmijë. Ndërkohë autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë ata persona që rikthehen në punë, duhet t’iu përmbahen rregullave në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre nga Covid-19.

Burimi: Corriere

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 23 Prill 2020, 15:21

PRISHTINË– Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se presidenti i  Kosovës Hashim Thaçi...