Bota

Gjithë bota me ‘gojë hapur’, shkenca mohoi se covid-19 infekton dhe kafshët, del pozitiv tigri Nadia në New York

Tigri 4-vjeçar në New York, i quajtuar Nadia, rezulton i infektuar me COVID-19. Ndërkohë dyshohet se janë të infektuar edhe tre tigra të tjerë dhe katër luanë.
Featured image of article: Gjithë bota me ‘gojë hapur’, shkenca mohoi se covid-19 infekton dhe kafshët, del pozitiv tigri Nadia në New York

SHBA- Një tigër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i quajtur Nadia, rezulton i infektuar me COVID-19. Mediet e huaja shkruajnë se tigri 4-vjeçar ndodhet në  kopshtin zoologjik ‘Bronx Zoo’ të New Yorkut dhe është i infektuar. Ndërkohë edhe tre tigra të tjerë dhe katër luanë, të cilët ndodhen në këtë kopësht zoologjik, dyshohet se janë të prekur nga COVID-19. Këta të fundit kanë kollë të thatë dhe pritet t’i nënshtrohen analizave për COVID-19.

Departamenti i Bujqësisë të Shteteve të Bashkuara (USDA) ka deklaruar se: ‘Nuk dihet se si do të zhvillohet kjo sëmundje te kafshët, pasi specie të ndryshme mund të reagojnë ndryshe ndaj infeksioneve të reja, por ne do të vazhdojmë t’i monitorojmë ato nga afër.”

Sakaq,  kopshti zoologjik i Bronx është mbyllur për vizitorët që nga data 16 mars dhe nuk dihet se kur mund të hapet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: tmz.com

J.V/Dosja.al

Shto Koment