Pas 72-vjeçarit padit të atin për përdhunim, ndërlikohet historia e adoleshentes në Sarandë, djali i Tushës: Jam i shoku
SARANDË– Historia e 17-vjeçares së përdhënuar në Sarandë, të paktën sipas akuzave të ngritur nga vetë adoleshentja, ka marrë një drejtim krejt të paqartë. 17-vjeçarja tashmë ka një urdhër mbrojtje për prindërit e saj, të cilët nuk lejohen tashmë që t’i afrohen të bijës.
Kjo ka ardhur pas deklaratës së bërë nga vetë adoleshentja,e cila pas Bajram Tushës, ka akuzuar edhe të atin për përdhunim.
Gjatë një interviste për gazetën “Panorama”, prindërit e vajzës i kanë mohuar të gjitha deklaratat e të bijës dhe shprehen se edhe 72-vjeçari Bajram Tusha është i pafajshëm.
“Duam të shpëtojmë vajzën nga kthetrat që i janë hedhur nga një i ri, që hiqet si i dashuri i saj. Vajza është pre e mashtrimit. E kanë droguar dhe kanë qëllim trafikimin…,”- thonë ata.
“Unë tani kam shqetësim për vajzën, se më përpara nuk kam pasur. Ajo thotë që ka ndodhur para tri vitesh… Vajzën time e mori shteti, se ajo më ka denoncuar edhe mua. Më ka përdhunuar babai thotë, më ka përdhunuar edhe Barjam Tusha. E kupton tani se çfarë i ka bërë ai vajzës. Kushedi çfarë i ka hedhur, i ka shpëlarë trurin dhe vajza më tha më çoi babi në një makineri më vuri diçka në kokë, shtypi një buton…,”– thotë i ati.
Djali i të burgosurit, Tusha ka reaguar i shokuar nga ngjarja.
“Kurrën e kurrës nuk e bënte një gjë të tillë babai im. Nuk di se çfarë të them, nuk e besoj. Atë vajzë nuk e kam parë ndonjëherë në shtëpinë time. Habitem nga doli kjo,”– thotë ai.
17-vjeçarja, pas denoncimit të bërë në Polici, është dërguar në një qendër rehabilitimi në Tiranë.
Dy ditë më parë 72- vjeçari, Barjam Tusha, u ndalua nga policia me akuzën për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”. Edhe një ditë më parë, nëna e vajzës kërkoi ndihmë. Ajo u shpreh se është i dashuri i saj, që është i martuar me një grua në Itali, i cili po u mashtron vajzën dhe po e shtyn të gënjejë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Koronavirusi izolon njerëzit, ‘çlirohen’ flamingot dhe pelikani kaçurrel, pushtojnë lagunën e Karavastasë
SHQIPËRI- Për shkak të pandemisë së Covid-19, e cila ka izoluar botën po ashtu edhe Shqipërinë ka bërë që mos të zhvillohet gjuetia. Për këtë arsye numri ...
Dashuri në kohë COVIDI, çifti ecën dorë për dore/ Shqiptarët vendosin vetë kur dalin nga karantina, Policia probleme me
TIRANË– Të gjithë qytetarët do të duhet të karantinoheshin në shtëpi që prej orës 17:30 por në kryeqytet ka ende lëvizje. Dosja.al ka siguruar disa pamje n...
Emërohet drejtori i ri në Policinë e Burgjeve, Enver Levani zëvendëson Kaçorrin që i ‘hëngri kokën’ xhiroja
TIRANË– Enver Levani është emëruar në krye të Policisë së Burgjeve, disa muaj, pasi Bardhyl Kaçorri, u shkarkuar, pas ‘zhurmës’ që...
Protestë në kohë koronavirusi! Banorët e fshatit Hambar kundër gërmimeve në Vjosë: Na kërcënojnë e na bëjnë shumë
TIRANË– Situata me koronavirusin në vend ka bërë që protestat të harrohen, por banorët e fshatit Hambar në Fier janë mbledhur për të kërkuar të drejtat e t...
Riatdhesimet/ Mbërrijnë nga Franca në Tiranë 129 shqiptarë, do karantinohen 14 ditë në Durrës
TIRANË– 129 shqiptarë kanë mbërritur nga Franca në Tiranë në kuadër të operacionit të riatdhesimit për shkak të koronavirusit. Pas kontrollit në aeroport, ...
“S’ka sens mbajtja e maskës nga ata që nuk janë të ifnektuar”, Brataj jep këshilla pasi mposhti koronavir
TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka dhënë disa këshilla që duhet të kenë parasysh të gjithë qytetarët, në mënyrë që të ruhen nga C...
“Drit e shpirtit tim…”, djali i Rikard Ljarjas rrëqeth me fjalët prekëse për të atin e ndjerë: Ciao Tado, s’të th
TIRANË– Djali i aktorit të ndjerë Rikard Ljarja, Leandri i ka dedikuar të atit dia vargje prekëse, teksa shkruan se nuk i thotë dot lamtumirë. Në një statu...
Jetë të reja në kohë koronavirusi, Manastirliu ndan fotot që përcjellin shpresë nga Kruja: Lindi Joeli!
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë foton e një të porsaklinduri në spitalin e Krujës, qytet i cili është kthyer në nj...