Aktualitet

Dashuri në kohë COVIDI, çifti ecën dorë për dore/ Shqiptarët vendosin vetë kur dalin nga karantina, Policia probleme me

23 Prill 2020, 17:41 Nga DOSJA
Dashuri në kohë COVIDI, çifti ecën dorë për

TIRANË– Të gjithë qytetarët do të duhet të karantinoheshin në shtëpi që prej orës 17:30 por në kryeqytet ka ende lëvizje. Dosja.al ka siguruar disa pamje nga zona e ish-Parkut në Tiranë, ku qytetarët duket se kanë liridalje të plotë.

Të rinj po shfrytëzojnë rrugët e boshatisura për të bërë xhiro, ku nuk mungojnë edhe fëmijët, të cilët luajnë në rrugët e lagjeve. 

Në një tjetër moment është kapur nga kamera edhe një çift, i cili ecën përdore pa u shqetësuar nga koronavirusi dhe masat që janë kërkuar që të merren për të parandaluar një infektim të mundshëm. 

Ndërkohë e gjitha ndodh para një makine policie, e cila ka hapur krahun në një pikë karburanti për të rregulluar një difekt. Mesa duket shqiptarët pasi kanë marrë lajmin për lirimin e masave, kanë vendosur që t’i japin të drejtën vetes që të dalin nga shtëpia kur të duan, të bindur se janë të painfektueshëm. 

(k.m/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tirane koronavirusi ne shqiperi tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2020, 16:22

TIRANË– Një tjetër person ka rezultuar me Covid-19 në burgje. Faxweb shkruan se bëhet fjalë për një person në burgun 302, dhe se kjo ngjarje është mbajtur ...