Aktualitet

Protestë në kohë koronavirusi! Banorët e fshatit Hambar kundër gërmimeve në Vjosë: Na kërcënojnë e na bëjnë shumë

23 Prill 2020, 17:09 Nga DOSJA
Protestë në kohë koronavirusi! Banorët e fshatit Hambar

TIRANË– Situata me koronavirusin në vend ka bërë që protestat të harrohen, por banorët e fshatit Hambar në Fier janë mbledhur për të kërkuar të drejtat e tyre.

Rreth 60 banorë kanë protestuar sot që prej orës 6 të mëngjesit deri në mesditë për një kompani që ushtron aktivitetin e saj në lumen Vjosa. Banorët ankohen se makinat e tonazheve të rënda kanë dëmtuar të gjithë rrugën e fshatit dhe kanë prishur argjinaturën e lumit, duke shtuar rrezikun që Vjosa të dalë nga shtrati dhe të përmbysë zonën.

“Jemi mbledhur si popull për disa kriminela. Oligarktët na kërcënojnë dhe na bëjnë shumë palaçollëqe. Na kanë thënë të ikim nga shtëpi. Po ne do vdesim në shtëpinë tonë dhe këta do iki andej nga erdhën,”-thotë një prej protestuesve.

 

Si shenjë prosteste ata bllokuan segementin rrugor duke mos lejuar asnjë automjet të kalojë, dhe i kanë bërë thirrje ministrit të Mjedisit, Blendi Klosit që të gjejë një zgjidhje për ta duke ndaluar aktivitetin e firmës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fshati hambar germimet ne lumin vjosa lumi vjosa fshati hambar germimet ne lumin vjosa lumi vjosa

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2020, 16:22

TIRANË– Një tjetër person ka rezultuar me Covid-19 në burgje. Faxweb shkruan se bëhet fjalë për një person në burgun 302, dhe se kjo ngjarje është mbajtur ...