Aktualitet

Jetë të reja në kohë koronavirusi, Manastirliu ndan fotot që përcjellin shpresë nga Kruja: Lindi Joeli!

23 Prill 2020, 16:05 Nga DOSJA
Jetë të reja në kohë koronavirusi, Manastirliu ndan fotot

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë foton e një të porsaklinduri në spitalin e Krujës, qytet i cili është kthyer në një vatër koronavirusi në vend, për shkak të infektimit masiv që ka ndodhur në një nga fasoneritë e qytetit. 

Manastirliu ka falenderuar mjekët, të cilët edhe pse në kohë të vështira nuk kanë hequr dorë nga misioni i tyre dhe kanë vijuar me përkushtim punën e palodhur. 

“Joeli ka ardhur në jetë pak orë më parë në spitalin e Krujës, ku edhe në këto ditë të vështira në përballjen me COVID-19 në këtë zonë, ekipet mjekësore nuk e kanë ndalur punën në asnjë moment. Faleminderit dr. Faik Bardhi, dr. Rovena Tali, infermieret Lina Bega, Denisa Vathi dhe të gjithë ekipit të spitalit të Krujës për punën e palodhur!  Nga 1 Janari, 8285 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes,”-shkruan ministrja. 

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi kruje ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi kruje ogerta manastirliu

Sondazh

Poll