Aktualitet

23 Prill 2020, 18:10 Nga DOSJA

Fabrika ku punonin këtë persona u mbyll në 12 mars për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Të paktën kjo ju është thënë fillimisht 60 punonjësve nga Korça nga punëdhënësi. Por teksa mësuan se nuk do të pagueshin më u ballafaquan me një tjetër njoftim. Një punonjëse në fjalën e saj është shprehur se i bie që biznesi ka falimentuar.

“Kemi 20 vjet ne këtë ndërmarrje tani na hedh në rrugë”, është shprehur një tjetër punonjëse. Ata nuk dinë ku të zgjidhin këtë problematike dhe u detyruan ti drejtohen Drejtorisë të Tatimeve për të kërkuar përfshirjen e tyre në paketat mbështetëse.

“Kemi dalë se kërkojnë pagën e luftës si të gjithë se ne paguajmë sigurimet. Aplikuam njeherë po na u refuzua”.

“Na është thënë se nuk përfitojmë pagë nga shteti meqë ne nuk përfitojmë i bie që të kemi qënë në të zezë po ne e dimë që i paguanin sigurimet.”

Drejtori i Tatimeve në Korçë, Thoma Totonozi jep arsyet se përse këtyre punonjësve është refuzuar paga e luftës.

“Punëtorët nuk përfitojnë pagën e luftës pasi kane aplikuar jashte afatit te përcaktuar. Nuk e përfitojmë pagën e luftës e vetmja zgjidhje është aplikojnë për asistence.”

Marrë nga abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korça koronavirusi ne shqiperi korça koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2020, 16:22

TIRANË– Një tjetër person ka rezultuar me Covid-19 në burgje. Faxweb shkruan se bëhet fjalë për një person në burgun 302, dhe se kjo ngjarje është mbajtur ...